GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shqipëria mbyll TikTok, opozita kundër”/ Jehona në mediat ndërkombëtare

22:16 - 06/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria mbyll TikTok, opozita kundër”/ Jehona në mediat ndërkombëtare

FILE PHOTO: FILE PHOTO: A TikTok logo is displayed on a smartphone in this illustration taken January 6, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti prestigjioz amerikan “CNN” i ka bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTok për 12 muaj, “duke fajësuar platformën popullore të shpërndarjes së videove për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.

CNN citon ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu që tha se zyrtarët janë në kontakt me TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

“Qeveria e inicioi këtë masë vitin e kaluar pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në nëntor pas një grindjeje që filloi në TikTok. TikTok nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar vendimin e qeverisë shqiptare” – shkruan CNN.

Më herët sipas CNN kompania ka thënë se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishin llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Shkrimi citon edhe opozitën që nuk është pajtuar me mbylljen e TikTok dhe ka caktuar 15 marsin për një protestë kundër vendimit. “Opozita tha se ndalimi ishte “një akt i intolerancës, frikës dhe terrorit nga mendimi dhe shprehja e lirë” – thuhet në shkrim.

Ndërsa “France 24” citon postimin në X të kryeministrit Edi Rama që shkroi se bisedimet me TikTok ishin në vazhdim pas konsultimeve me mijëra prindër dhe mësues. “Kemi nisur një dialog shumë pozitiv me TikTok, përfaqësuesit e të cilit do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të na prezantuar një sërë masash që synojnë rritjen e sigurisë së fëmijëve”, – citohet Rama nga media franceze.

“Vendimi u kritikua nga opozita, e cila tha se ndalimi do të kishte një ndikim në përpjekjet e tyre të fushatës përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në maj. “Me këtë akt censurimi që prek më shumë se një milion përdorues të TikTok në Shqipëri, Edi Rama po e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel me Afganistanin dhe Iranin”, – citon “France 24” kreun e opozitës Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në Tiranë.

gjencia italiane e lajmeve “ANSA” shkroi gjithashtu se “qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama njoftoi sot ndalimin zyrtar të aksesit në platformën kineze të ndarjes së videove TikTok, e cila do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Lëvizja u njoftua tashmë në dhjetor, kur një 14-vjeçar u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, vetëm pak hapa larg shkollës së tij, pas një debati në rrjetet sociale. Ndalimi do të jetë aktiv në ditët në vijim” – thuhet në shkrim.

Vëmendje i kanë kushtuar edhe agjencitë greke të lajmeve. “To Vima” citon pretendimet e qeverisë për arsyet e mbylljes së TikTok, por nënvizon edhe kundërshtimet e opozitës.

Ndërsa rrjeti amerikan “ABC News” shkruan se TikTok, i cili operohet nga firma kineze e teknologjisë ByteDance, është përballur me pyetje në shumë vende dhe ishte për pak kohë jashtë linje edhe në Shtetet e Bashkuara ku i kërkohej të respektonte një ligj sipas të cilit kompania duhet të shesë aplikacionin tek një kompani amerikane.

“Në fillim të kësaj jave, mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar tha se po hetonte se si aplikacioni përdor informacionin personal të 13 deri në 17-vjeçarëve për t’u ofruar atyre rekomandime për përmbajtjen” – thuhet në shkrim.

Etiketa: tiktok

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
VIDEO/ I mjaftojnë shtatë minuta në fushë, Bajrami vulos përmbysjen e Rangers në Skoci

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi: Dritan Prençi nuk pranon provat që përfshijnë Ramën dhe Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com