GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta për ‘TikTok’, Berisha u bën thirrje nxënësve: Nisni bojkotin e mësimit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për ‘TikTok’, Berisha u bën thirrje nxënësve: Nisni bojkotin e mësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për një protestë masive të rinjsh kundër censurës dhe mbylljes së TikTok-ut nga qeveria. Ai e ka cilësuar këtë si betejën e të rinjve për lirinë e shprehjes dhe kundër diktaturës.

Sipas tij, censura është hapi i parë drejt një regjimi autoritar, ndaj të rinjtë duhet të reagojnë. Berisha ka kërkuar që protesta të shoqërohet me bojkot të mësimeve si një formë rezistence civile. Ai u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që të bashkohen në këtë akt simbolik për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre.

“Së pari njëherë, protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTokut dhe kundër censurës.
Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura.
Ndaj, dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktin tuaj, pjesëmarrjen në protestë, bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.
Babai i tij ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës me 10 gusht 1988 vetëm për vargjet që ai shkroi kundër babait të Edi Ramës dhe miqve të tij.
Edi Rama rikthehet tek instinktet e tij atërore sepse ju i keni bërë kritika apo e keni tallur për arrogancën e tij dhe ai tani kthehet dhe e mbyll.
Por unë kam edhe një thirrje tjetër se e shoh që temperatura e kësaj revolte tek të rinjtë po ngjitet me shpejtësi.
Kam një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve.
Po, ia vlen.
Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj.
Këtu problemi është se një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj, kërkon të varë në sheshin ‘Skënderbej’ TikTokun, pse e kritikoni ju, atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet.
Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.
U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës.
Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë.
Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore.
E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese.”, u shpreh ai.

 

Etiketa: berishabojkotnxenes

Lajme të lidhura

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Aktualitet

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik
Aktualitet

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Para
Skandali/ Avokatët e Veliajt vendosin censurë për gazetarët: Ndalohen kamerat!

Skandali/ Avokatët e Veliajt vendosin censurë për gazetarët: Ndalohen kamerat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Aktualitet

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

11:06 - 01/08/26

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se...

Lexo më shumë
“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

“Alarmi i UNESCO-s”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik

10:47 - 01/08/26
Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com