GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Konflikt interesi”, ja pse u anulua kondicionimi 100 MLN lekë për zyrën e Liri Qoshit

16:09 - 07/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Konflikt interesi”, ja pse u anulua kondicionimi 100 MLN lekë për zyrën e Liri Qoshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liri Qoshi është një nga drejtoreshat e fuqishme që ka lënë pas Erion Veliaj në Bashkinë Tiranë. Por së fundmi, pas arrestimit për korrupsion të kryetarit, drejtorja e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit ka bërë një piruet. Për herë të dytë, Qoshi detyrohet të anulojë një tender, që e ka për zemër. Bëhet fjalë për prokurimin afro 120 milionë lekë të sistemit të ngrohje ftohjes në zyrën e saj, në Rrugën “5 maj”, Tiranë.

Drejtoresha pranon korrupsionin në komisionin e tenderit

Akoma më e veçantë është  arsyeja e anulimit të tenderit. Çështja thuhet se mund të përfundojë në prokurori pasi janë zbuluar elemente të korrupsionit brenda komisionit të tenderit. Zyrtarisht mësojmë se drejtorja Liri Qoshi ka aktivizuar nenin 19, pika 4 të Ligjit mbi Prokurimet Publike (LPP).

Por çfarë thotë ligji për këtë rast? “Në rast se gjatë fazës së studimit paraprak të tregut, të përgatitjes së dokumenteve të tenderit ose në momentin e hapjes së ofertave evidentohet se një ose disa prej kandidatëve/ofertuesve ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për studimin e tregut/përgatitjes së dokumenteve të tenderit apo vlerësimin e kërkesave/ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë titullari i autoritetit kontraktor, në varësi të dëmit që mund të jetë shkaktuar, vendos nëse duhet të zëvendësohen anëtarët e komisioneve të konstatuara në kushtet e konfliktit të interesit e të vijojë procesin apo të anulojë procedurën e prokurimit”, shkruhet në pikën 4 të nenit 19 të LPP.

Pra, drejtoresha pranon korrupsionin dhe vendos në vend “drejtësinë” për këtë tender. Shumë e bukur për tu besuar!

Për më tepër kjo është hera e dytë që tenderi anulohet. Më 21 tetor 2024 tenderi u anulua me justifikimin “Nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme në procedurat me një fazë”.

Prokurimi u rishpall më 5 nëntor 2024 dhe tenderi u mbajt në formatin “rishpallje me njoftim fituesi” në datën 18 nëntor 2024. Në këtë procedurë morën pjesë 4 kompani. Fillimisht komisioni i Liri Qoshit i sualifikoi të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit. Për këtë fakt, tenderi u vlerësua nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit.

Tenderi me objekt: “Sistem i ngrohjes së godinës” me Fondi Limit 10,227,591.49 lekë pa TVSH ka njohur një rivlerësim të kompanive në datën 6 janar 2025 kur është kualifikuar edhe njëra nga kompanitë, që ishte shpallur e me ofertë të pavlefshme. Në përfundim renditja e pjesëmarrësve është kjo më poshtë:

Vetëm në tenderat korruptivë mund të ndodhë që një ofertë 17 milionë lekë më e lartë se sa të tjerat të shpallet fituese. Oferta e kompanisë “Klima Teknik Tb2” shpk është 9605416 lekë, ndërsa ajo e “Sulollari klima” shpk është 7998000 lekë.

Denoncimi i tenderit në KPP

Në 20 janar 2025, njëri nga operatorët ekonomik që nuk është pajtuar me skualifikimin, është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Ankimi është bërë nga “Sulollari Klima” SHPK që rezulton i skualifikuar nga procedura e prokurimit me arsyet se: “Ne strukturën e kostos së preventivit të ofertës është përfshirë vlera e pajisjeve me TVSH.

KPP që e ka marrë vendimin në 13 shkurt 2025, tre ditë pas arrestimit të kryetari të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të Qoshit. Më konkretisht u vendos anulimi dhe rishpallja e tenderit duke kualifikuar “Sulollari Klima”.

Ky vendim do të thoshte ndërrim duarsh për fondin 100 milionë lekë, prandaj drejtoresha ka ndërhyrë dhe e ka bërë nul vendimin e KPP, duke nxjerrë një vendim për të hartuar nga e para gjithçka. Në këto kushte, KPP ka reaguar sërish me një vendim të dytë që përforcon të parin.

Dy javë më vonë, më 26 shkurt 2025 është marrë ky vendim që të bllokojë hapat e tjerë të drejtoreshës Qoshi. KPP ka vendosur të mos lejojë vazhdimin me hapat e mëtejshëm të Bashkisë Tiranë me procedurën e tenderit të mësipërm. Të shohim se si do të zgjidhet ky fjalëkryq i pazarit të tenderit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: korrupsionliri qoshitender

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
100 mijë palestinezë në Shqipëri? Berisha: Ja e vërteta

Gazetari Papa: Rama nuk mund të blejë Shtëpinë e Bardhë, Berisha i pastër para drejtësisë amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com