GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Petro Koçi nuk do të jetë pjesë e listave të hapura: Më spostuan!

09:40 - 11/03/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Petro Koçi: Të reduktohen tenderët korruptivë, forcojnë krimin ekonomik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Petro Koçi njoftoi tërheqjen e tij nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të barabarta me të tjerët pasi nuk ishte caktuar përgjegjës për asnjë zonë elektorale. Ai u ankua se ishte spostuar nga aktivitetet organizative të partisë dhe nuk informohej për mbledhjet dhe takimet. Megjithatë, ai vlerësoi caktimin e Blendi Gonxhes si drejtues politik në Kombinat, duke e konsideruar të përshtatshëm për sfidat e zonës. Koçi shprehu mirënjohje ndaj Edi Ramës për mbështetjen që i ka dhënë gjatë viteve, duke kujtuar përfshirjen e tij në PS pas vitit 2009. Në fund, ai bëri thirrje që asnjë kandidat me probleme hetimore të mos garojë në zgjedhje për të ruajtur integritetin e partisë dhe për të mos rrezikuar procesin e integrimit europian.

 

Reagimi i plotë

E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,

E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;

1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.

2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.

3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.

4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.

5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.

6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!

7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.

8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.

Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.

Petro.

Etiketa: Kryesore1Petro Koci

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
‘Non-grata’ e Berishës/ Foli në kongresin amerikan, O’Neil:  Ndikuan paratë e errëta të Sorosit, vendim  shumë shqetësues

‘Non-grata’ e Berishës/ Foli në kongresin amerikan, O’Neil: Ndikuan paratë e errëta të Sorosit, vendim shumë shqetësues

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Lexo më shumë
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com