GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Avokati i ardhur nga Amerika për Erion Veliaj, një show i kushtueshëm

18:25 - 11/03/25
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliaj reagon sërish nga qelia! paralajmërimi i tij: Detaje më shumë do të jap nesër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Flamur Vezaj

Avokati Joshua Roberts nga zyra ligjore ‘Kasowitz Benson Torres’, me qendër në Nju Jork, ka udhëtuar drejt Tiranës për të ndjekur procesin gjyqësor të vlerësimit të masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës në Gjykatën e Apelit.

E para dhe më kryesorja: ai nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin e avokatit në Shqipëri. Pra, është thjesht një figurë në skenën e madhe të këtij shfaqjeje. Me fjalë të tjera, kemi një ‘Erdhi një avokat nga Amerika për Erion Veliajn!’, për t’u shitur militantëve idenë se ky zotëria qenka përfaqësuesi i interesave amerikane dhe se mesazhet nga Amerika vijnë përmes tij.

Por në të vërtetë, ky avokat nuk përfaqëson asnjë institucion zyrtar amerikan dhe nuk ka lidhje me ndonjë çështje që përfshin interesat e Presidentit Donald Trump. Ai është thjesht një avokat privat i sjellë për këtë rast specifik.

Sa kushton ky avokat për një shfaqje mediatike?

Le t’i hedhim një sy zyrës ku punon ky avokat.

‘Kasowitz Benson Torres’ është një ndër 32 firmat ligjore me tarifat më të larta në gjithë Amerikën. Sipas medias ‘Above the Law’, në një artikull të publikuar në 2024 mbi firmat ligjore me tarifat më të kripura, kjo zyrë renditet e 12-ta në SHBA. Dhe sa kushton një orë konsulence me ta? Diku midis 2,100 dhe 2,600 dollarë.

Por për hir të së vërtetës, ky çmim nuk është aq i lartë në krahasim me tarifat që disa studio ligjore shqiptare arrijnë të marrin. Për shembull, sipas dosjes së SPAK, zyra e Ajola Xoxës është paguar 13,000 euro për një konsulencë një orëshe nga Fusha shpk! Me këtë ritëm, avokati nga Amerika doli më i lirë!

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Këshilli Drejtues anulon me urgjencë vendimin, rikthen në garë 8 të skualifikuarit për drejtor të RTSH-së

Komisioni i Medias zgjedh kandidatët për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com