GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares, Enkeleda Kapedani

18:25 - 12/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares, Enkeleda Kapedani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana Shtyllën dhe Mimoza Tasin

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj të vitit 2022 nga shkalla e parë e vettingut (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) për probleme në kriterin e pasurisë dhe u çmua se me veprimet e saj kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohej se cënimi i besimit të publikut tek drejtësia është konkluduar bazuar në paraqitjen nga subjekti në mënyrë të pasaktë të marrëdhënies dhe transaksioneve të kryera nga bashkëjetuesi i saj me një shtetas të dënuar në Itali për krim të organizuar, nga i cili ka blerë një kamion për çmim disa herë më të lirë nga sa e ka shitur pak muaj më vonë, si dhe i ka dhënë një hua në vlerën 28 mijë euro.

Në vlerësimin tërësor të çështjes lidhur me cënimin e besimit të publikut, u përfshinë edhe regjistrimi i videove nga ana e gjyqtares Kapedani në ambjentet e punës, që më pas u publikuan në Tik Tok.

Po ashtu, shumica vlerësoi se Kapedani ka cënuar besimin e publikut edhe me depozitimin në Komision të deklaratave noteriale të denoncuesve të saj, të cilët kanë deklaruar se nuk i kanë kryer ata ankesat.

Enkeleda Kapedani u përball në KPK edhe me konstatimin se bashkëjetuesi i saj L.Q. ishte shpallur në kërkim policor, pasi kishte qëlluar me armë në ajër gjatë një konflikti pronësie.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshje, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin. Kapedani i ka cilësuar si gjë të gjykuar videot e Tik Tok.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares.

Etiketa: gjqtareKapedaniKPA

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara për deputet: Po bëhen qoka për të preferuarit…

Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara për deputet: Po bëhen qoka për të preferuarit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com