GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrugë të prishura, por taksa e qarkullimit çoi 210 mln euro në buxhet me 2024

09:56 - 14/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugë të prishura, por taksa e qarkullimit çoi 210 mln euro në buxhet me 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autostrada Tiranë-Durrës, një nyje e rëndësishme e qarkullimi t të vendit është bërë një stres për të gjithë shoferët dhe udhëtarët.

Krahas trafikut, rruga është bërë tejet e amortizuar dhe tashmë që po i afrohemi verës, dëmtimi sa vjen e shtohet, duke bërë një figurë të shëmtuar për turistët. Riparimi i fundit i saj është bërë mëse një vit më parë.

Ndërkohë, Taksa e Qarkullimit që vilet tek nafta po bëhet një burim i konsiderueshëm prurjesh për buxhetin e shtetit. Vitin e kaluar të ardhurat nga taksa e qarkullimit arritën 21,3 miliardë lekë me rritje 9 % nga viti 2023.

Të ardhurat më të larta erdhën kryesisht nga rritja e konsumit e karburanteve. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin vilet në masën 27 lekë për litër për benzinën dhe 27 lekë për litër për naftën.

Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të naftës të importuar apo të prodhuar në vend ( me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë).

Në vitin 2024 Ministria e Financave kishte programuar të vilte 23,3 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 21.3 miliardë lekë, me një mosrealizim në vlerë 2 miliardë lekë.

Fondet e gjeneruara nga taksa e qarkullimit zënë një pjesë të konsiderueshme të fondeve buxhetore që qeveria akordon për rrugët.

Në vitin 2024 të ardhurat nga taksa e qarkullimit ishin 21.3 miliardë lekë, ndërsa financimi i brendshëm nga buxheti për programin e transportit rrugor ishte 42,2 miliardë lekë sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Taksa e qarkullimit financoi mbi 50% të fondeve të brendshme për investime në transportin rrugor.

Përgjatë dekadës të ardhurat nga taksa e qarkullimit ishin më të larta se financimet e brendshme buxhetore për transportin rrugor.

Taksa e qarkullimit ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe zakonisht ndihmon buxhetin të gjenerojë fonde që më pas mund të rialokohen për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Nga ana tjetër Qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tri koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, të cilat do të ndërtohen nga privati kundrejt pagesës direkte në toll, teksa këtë vit numri i rrugëve për të cilat do të paguhet tarifë përdorimi do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës) dhe pas pak vitesh do të jenë së paku në 6.

Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria ka tarifat më të larta të pagesës në rrugë. Përveç kësaj Shqipëria futet në vendet me çmimet më të larta të karburanteve në rang global.

Nëse çmimi i naftës do të ishte më i ulët buxheti nuk do të humbiste nga taksat, pasi një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve që furnizohen aktualisht në pikat kufitare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës do të konsumonin në Shqipëri duke rritur qarkullimin e për rrjedhojë edhe të ardhurat buxhetore.

Shqipëria renditet në krye të listës për çmimet e larta të naftës, por nga ana tjetër ka te ardhura për frymë sipas fuqisë blerëse vetëm sa 34 % e mesatares së BE-së.

/Monitor.al/

 

Etiketa: gjendja e rrugeveKryesore1rruge te prishurataksa e qarkullimit

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Associated Press: SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë

Associated Press: SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com