GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familja e Martin Canit i kthehet Ramës: Mos e përdor gjakun e djalit tonë për politikë, nuk e vrau Tiktok!

12:59 - 16/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja e Martin Canit i kthehet Ramës: Mos e përdor gjakun e djalit tonë për politikë, nuk e vrau Tiktok!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja e Martin Canit ka reaguar pas përdorimit politik që po i bën Edi Rama vrasjes së nxënësit që solli edhe vendimin absurd për të mbyllur platformën e Tik Tok.

Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra disa muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, e ka cilësuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria, si një përdorim të tragjedisë së tyre për qëllime politike.

Deklarata e Familjes Cani:

Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike!

Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Duam ta themi qartë dhe publikisht: Martini nuk kishte një llogari në TikTok dhe Martini nuk u vra nga TikTok! Martini u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij.

Martini u vra nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën. Ai u vra për shkak se prindërit nuk u njoftuan nga shkolla për incidentin e të premtes, duke mos pasur mundësinë e parandalimit te tragjedisë.

Martini u vra nga një sistem shëndetësor ku urgjenca e dërgon në spitalin më të largët, për shkak të një protokolli absurd, megjithëse QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Martini u vra sepse në Spitalin e Traumës mungon kardiokirurgu si dhe pajisja e specializuar Extracorporeal Circulation Machine për riparimin e zemrës.

Ndërkohë, ajo që po vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve! Drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend, dhe familja jonë nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje.

Ne nuk pranojmë që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij. Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në shkolla, për të forcuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, për të parandaluar raste të tjera tragjike, qeveria po kërkon të zhvendosë vëmendjen dhe të shmangë përgjegjësinë e saj reale.

Ne kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ!

Ne kërkojmë që institucionet të ndalojnë përdorimin e vrasjes së Martinit si një justifikim për vendime që nuk adresojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie!

Martini ishte një djalë i mirë, një futbollist me ëndrra, një fëmijë që meritonte të jetonte. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike.

Familja Cani

 

Etiketa: familja caniKryesore1PolitikeRama

Lajme të lidhura

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola
Aktualitet

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

14:47 - 11/02/26
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua
Aktualitet

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

14:22 - 11/02/26
Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

13:51 - 11/02/26
Para
Gjekmarkaj: Mirdita, si e gjithë Shqipëria do largojë më 11 Maj rilindjen e Ramës

Gjekmarkaj: Mirdita, si e gjithë Shqipëria do largojë më 11 Maj rilindjen e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola
Aktualitet

Ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Itali, nesër u jepet lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

14:47 - 11/02/26

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i jepet lamtumira e...

Lexo më shumë
SHBA/ Flamuri i Kosovës do të ngrihet në Philadelphia

Rregulla të reja për azilin, Bashkimi Europian e vendos Kosovën në listën e vendeve të sigurta

14:37 - 11/02/26
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

14:22 - 11/02/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

14:07 - 11/02/26
Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

13:51 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com