GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kur një hajdut bie, mijëra ngrihen” – A është reforma në drejtësi thjesht një alibi për pushtetin e Ramës?

21:35 - 17/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej nisjes së reformës në drejtësi, qeveria e Edi Ramës është përpjekur ta paraqesë këtë proces si një arritje ekskluzive të Partisë Socialiste, duke e përdorur atë si një argument të fortë për legjitimitetin e saj politik. Nga njëra anë, Rama dhe PS përpiqen të përfitojnë nga aksionet e SPAK, duke treguar se institucionet e reja po funksionojnë dhe po godasin korrupsionin. Por nga ana tjetër, kjo reformë ka ekspozuar drejtpërdrejt nivelin e lartë të kapjes së shtetit nga korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

Paradoksi qëndron pikërisht këtu: nëse Rama merr meritën për SPAK-un dhe goditjet ndaj korrupsionit, ai njëkohësisht duhet të pranojë se PS-ja dhe qeveria kanë qenë vatër e këtyre fenomeneve. Arrestimi i ish-ministrave dhe eksponentëve të lartë të qeverisë së tij nuk është një sinjal i suksesit të politikave të tij, por një provë e dështimit të sistemit që ai vetë ka ndërtuar. Në këtë kuptim, reforma në drejtësi duket më shumë si një mjet politik për të mbajtur pushtetin sesa një përpjekje e sinqertë për të pastruar institucionet nga korrupsioni.

Deklarata e tij nga Fieri këtë të hënë, se “kjo familje është një bie, mijëra ngrihen” mund të lexohet në disa mënyra, por asnjëra nuk është pozitive për qeverinë. “Qajnë hallin tim, t’i kapën thonë! Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën”, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral.  Në thelb, kjo deklaratë përçon mesazhin se korrupsioni është i pashmangshëm dhe se arrestimi i disa individëve nuk e ndikon realisht sistemin. Me këtë logjikë, lufta kundër korrupsionit nuk duket si një përpjekje për të çrrënjosur një fenomen të rrezikshëm, por thjesht si një rrotacion i përkohshëm i personave që përfitojnë nga pushteti.

Një tjetër problem me këtë retorikë është se ajo minimizon përgjegjësinë e qeverisë për korrupsionin. Në vend që të pranojë dhe të angazhohet për ndryshime të thella, Rama e trajton korrupsionin si një problem anësor, duke e relativizuar me argumentin se për çdo individ të korruptuar ka të tjerë që do të marrin vendin e tij. Kjo jo vetëm që nuk jep asnjë garanci për përmirësim, por edhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sistemi do të mbetet i pandryshueshëm.

Nga ana tjetër, SPAK është shpesh i përmendur si prova e suksesit të reformës në drejtësi, por pyetja që shtrohet është: a po e prek kjo reformë thelbin e korrupsionit në Shqipëri? Nëse sistemi i drejtësisë po godet disa individë, por strumbullari i korrupsionit vijon të mbretërojë duke ndryshuar gjeneralët që i shërbejnë, atëherë ç’na duhet drejtësia e re?!

Etiketa: Edi RamaKryesore1PS

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Blushi shpërthen ndaj Braimllarit: Pocaqi politike dhe morale!

Blushi shpërthen ndaj Braimllarit: Pocaqi politike dhe morale!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com