GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ILD kërkon masë disiplinore për gjyqtaren e Kukësit: Cenoi figurën e magjistratit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
ILD kërkon masë disiplinore për gjyqtaren e Kukësit: Cenoi figurën e magjistratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor për dhënien e një mase disiplinore “vërejtje publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares ka nisur me iniciativë nga ILD për shkak të sjelljes së saj me dy gjyqtare të tjera, anëtare të të njëjtit trup gjykues.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativë, ndaj magjistrates A. Xh., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shkeljen disiplinore të parashikuar, si “Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë”, në referim të nenit 102, pika 2, shkronja “dh” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ky hetim ka filluar mbi bazën e shqyrtimit të informacionit të pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve të shtatorit 2024, gjatë së cilës janë zhvilluar debate mbi disa procese pune në gjykatë.

Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtares A. Xh., rezulton se:

· Magjistratja A. Xh. në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues ka shkelur rregullat e sjelljes me magjistratët e tjerë, pjesë e trupit gjykues, gjatë zhvillimit të një seance publike.

Sjellja e magjistrates ka qënë e vazhdueshme gjatë gjithë seancës, duke cënuar besimin e palëve të pranishme në seancë tek drejtësia, diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit dhe cënuar integritetin dhe reputacionin e gjykatës.

· Shkelja disiplinore nga ana e magjistrates është kryer me dashje direkte, vërtetuar kjo edhe nga deklarimet e dhëna nga vetë magjistratja gjatë hetimit disiplinor.

· Nisur nga mosnormalizimi i marrëdhënies së magjistrates subjekt hetimi disiplinor me dy magjistratet e tjera, mbetet rreziku i sjelljeve të papërshtatshme në vijim.

· Rrethanë lehtësuese: Magjistratja e ka pranuar që sjellja e saj në praninë e palëve, në atë seancë publike nuk ka qënë në përputhje me etikën dhe se ajo nuk duhet të kishte atë sjellje në prezencë të palëve.

· Rrethanë lehtësuese: Magjistratja nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka eksperiencë të pakët profesionale, pasi shkelja është kryer në vitin e parë të punës si gjyqtare.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistrates A. Xh., në rastin konkret vlerësohen si “Shkelje e lehtë disiplinore”. Vetë masa disiplinore përmban parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, të kuptojnë që një sjellje e tillë e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

Për sa më sipër, kërkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” për gjyqtaren A.Xh., të parashikuar nga neni 105 pika 1 shkronja “b” dhe neni 107 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

 

 

Etiketa: administratgjyqtareILD

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë
Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Aktualitet

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit

20:55 - 04/06/26
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon
Aktualitet

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

17:30 - 04/06/26
Para
“ALBANIA”, publikohet kënga zyrtare e Shqipërisë për Euro 2024 (Video)

FSHF sqaron publikun mbi sistemin e ri të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026

07:30 - 05/06/26

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026

07:27 - 05/06/26
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

23:37 - 04/06/26
Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

Të shtëna me armë në Vlorë, një person mbetet i plagosur rëndë

23:00 - 04/06/26
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri

21:28 - 04/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetCasibom