GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sula: Pse dështuan negociatat me PD dhe Lapajn. Zbulon bisedën me Flamur Nokën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: 2.7 mln euro për makina me qira dhe luks, të ngrihemi kundër hajdutit Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka rrëfyer se përse dështuan negociatat për të qenë kandidat i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në zgjedhjet e 11 majit.

Në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, Sula tha se fillimisht nuk ka qenë kurrë në listën e PD-së, as në atë të mbyllur dhe as në të hapurën.

Ai shtoi se pasi nuk pa emrin në listën e PD, shkoi te koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me të cilin sipas Sulës, nuk ranë dakord pasi ai kërkonte garanci që personat e vendosur në listë të mbyllur do të tërhiqeshin.

Sula tha se pas këtij vendimi është telefonuar nga Flamur Noka, i cili i ka kërkuar që të garojë në listën e hapur të PD-së. Ai tha se i kishte kërkuar Nokës që të krijohej një vend i lirë në listë, në mënyrë që të kishte hapësirë edhe për një të afërm të tij, të cilët sipas Sulës, janë edhe makinerie e votave që ai siguron në Elbasan.

Kjo kërkesë sipas Sulës nuk është pranuar nga Noka dhe ditën e djeshme janë mbyllur negociatat për të qenë kandidat i PD në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë nuk kam qenë fare në listën e PD, as të mbyllur, as të hapur. Zero. Le të dali Sali Berisha i pari dhe gjithë të tjerët dhe ta kundërshtojnë këtë me prova me fakte. Ditën e enjte më ka telefonuar Flamur Noka, sekretari, numri 2 i PD, i cili pasi u mor vesh që unë nuk do duhet të kandidoj, se e thashë që ka qenë në nxitim e sipër edhe qëndrimi im në raport me atë, edhe duke pasur parasysh që ishin 2 orët e fundit, njeriu emocional, etj, etj, pavarësisht që është parti opozitare Nisma Shqipëria Bëhet, dhe kur nuk mu dha garancie teknike, sepse në listat e mbyllura kishin vënë tezet, xhajat, baballarët dhe për mua Lapaj ka humbur shancin e jetës së tij politike.

Mandatin e parë do e merrte në Elbasan nga ana ime, sepse 80 % do votonin demokratët dhe 20 % mbështetësit e tij, gjë të cilën e refuzova sepse kërkoja garanci, sepse më tha që janë njerëz kot në listat e mbyllura e tërhiqen në çdo moment. Noka më kërkoi që të vazhdoj të kandidoj në listën e hapur të PD-së. Dhe unë për shkak të këmbënguljes së qindra e qindra demokratëve dhe shumë zërave, për shkak të dobësisë sime që kam për demokratët dhe për PD-në, siç jam natyrë emocionale, edhe thyhem kur duhet të bëj një shërbim e bëj.

Se s’jam nga ata, po përdor një shprehje që ia kam thënë edhe Berishës në 2008 para Grupit Parlamentar, ‘jam burrë që thyhem, jo që përkulem’. Tani pasi unë kam mbajtur një fjalim shumë të hapur e të fortë në Parlament, i kam hapur telefonin zotit Noka, i kam thënë edhe 2 fjalë që duhet t’ja thoja, që ta dëgjonte me veshët e veta, nuk e kam ofenduar padiskutim.

Pastaj i thash ‘për ça më kërkoni? Për këtë, Po do reagoj. Por kam një kusht. Fuqia ime është familja ime dhe njerëzit e mi në Peqin. Dhe makina elektorale e imja janë njerëzit e mi në Peqin. Pra kushti ishte që të largohej një person tjetër nga lista e mbyllur. Diskutuam deri ditën e djeshme, por nuk ramë dakord dhe bisedimet u mbyllën”, tha Sula.

Etiketa: adriatik lapajDashnor Sulaflamur noka

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha - VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş