GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha – VIDEO

23:06 - 18/03/25
në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Ai u ekstradua nga autoritetet spanjolle, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Pavarësisht se Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranojë kërkesën e autoriteteve tona për sjelljen e tij e për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023. Ai jetonte në qytetin e Alicante nën një identitet të rremë, teksa në Shqipëri rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përballja me drejtësinë në Shqipëri

Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar.

Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por gati tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash (Fakt që u përdor nga Lulzim Berisha edhe në seancën gjyqësore në Spanjë). Kërkesa u pranua nga gjykata në Tetor 2024.

Në një njoftim për mediat këtë të martë, Policia e Shtetit deklaron se në vitin 2020, Lulzim Berishës i është caktuar nga GJKKO masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Krime që sipas bluve kanë ndodhur në vitet 2004-2005, mes tyre edhe vrasja e Klodian Saliut.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/03/WhatsApp-Video-2025-03-18-at-11.06.00-PM.mp4
Etiketa: ekstradimKryesore1Lulzim Berisha

Lajme të lidhura

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar
Aktualitet

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj
Aktualitet

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Para
Ukraina nis 120 mijë trupa në kufi, Zelensky paralajmëron Rusinë: Tani jemi më të fortë!

Zelensky pas bisedës Trump-Putin: Bisedimet pa Ukrainën nuk do të sjellin rezultate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar
Aktualitet

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lexo më shumë
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026

07:44 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com