GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama fton Dash Sulën t’i bashkohet PS-së: Fillimisht duhet të pastrohet nga morrat e kënetës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama fton Dash Sulën t’i bashkohet PS-së: Fillimisht duhet të pastrohet nga morrat e kënetës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama, gjatë aktiviteti me kandidatët e PS-së në Qarkun e Elbasanit ka lëvduar dhe i ka “qarë hallin” deputetit demokrat Dashnor Sula. Ai tha se Dash Sula kishte ngritur gjithë atë parti në Peqin, por ia prishën natën dhe sipas tij, tashmë ato “kokrra”, duke iu referuar votave nuk dihet se kush do t’i hajë ato.

Rama tha se epitetin “gjel deti” për Dash Sulën e ka kompliment, pasi sipas tij, ndryshe nga opozitarët e tjerë, ai është në fushë të thatë dhe jo në llucë.

Edi Rama: Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka.

Më tej, Edi Rama pati edhe një ftesë për Dash Sulën që t’i bashkohet, ku tha se janë të hapur edhe për blunë, duke iu referuar demokratëve. Ai tha se Dash Sula duhet të dezinfektohet, duke hequr morrat e kënetës.

Edi Rama: Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjackave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula …duhet të dezinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa  dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.

Etiketa: Kryesore1RamaSula

Lajme të lidhura

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Para
“Do ta shtyp me makinë po më doli para”/ Neda e shokuar pas statusit të Rozanës: Kam ndjerë urrejtje

“Do ta shtyp me makinë po më doli para”/ Neda e shokuar pas statusit të Rozanës: Kam ndjerë urrejtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në Poliçan është instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi....

Lexo më shumë
Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

19:26 - 17/07/26
De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com