GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj kundër Ramës? Shkarkon nga funksioni njeriun e kryeministrit për të drejtuar bashkinë e Tiranës

08:53 - 20/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bloomberg: Si Rama po bën ‘kurban’ integrimin e Shqipërisë duke sulmuar drejtësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse Edi Rama pretendon se është “de facto” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, firma i takon ende ende Veliajt për të përcaktuar kryebashkiakët në detyrë dhe Bashkia e Tiranës ka pësuar sërish ndryshime në drejtimin e saj.

Në dokumentin e mëposhtëm, e cila mban datën 18 Mars, Erion Veliaj ka firmosur delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryebashkiakes Sara Goxhaj, e cila pas këtij vendimi kalon dhe kryebashkiake në detyrë. Ajo njihet si një nga njerëzit më të afërt të Veliajt.

 

Në të njëjtën shkresë, Erion Veliaj ka firmosur

dhe shfuqizimin e vendimit të datës 14 Shkurt, ku ai ia delegonte detyrat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanit. Veliaj e ka firmosur vendimin nga qelia, aty ku ndodhet prej 10 Shkurtit, kur u arrestua me urdhër të SPAK.

 

Por, burime për mediat bëjnë me dije se pas marrjes së njoftimit, Edi Rama ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Bashkinë e Tiranës dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn.

Alban Dokushi është një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt në media u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa dy ditë më parë (18 Mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

Në media raportohet se Edi Rama ka rikthyer sërish në detyrë Anuela Ristanin, por deri më tani, ka dalë vetëm shkresa që ajo shkarkohet nga detyra.

Me shkarkimin e Ristanit, duket se Erion Veliaj ka nisur revoltën nga qelia kundër Ramës, duke mos qëndruar thjesht në mesazhe të koduara.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.” – ka deklaruar Rama.

Etiketa: dokumentKryesore1shkarkonVeliaj

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
“70 e ca ditë që rri po me të njëjtat veshje…”/Niko Komani komenton veshjet e banorëve: Loredanës i sjelllin masa të gabuara

“70 e ca ditë që rri po me të njëjtat veshje…”/Niko Komani komenton veshjet e banorëve: Loredanës i sjelllin masa të gabuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com