GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë

12:27 - 20/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kur KLSH rekomandonte shkarkimin për drejtorin e Ujësjellësit Gjirokastër, Gentian Llogu, në shtator 2022, kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi e bënte veshin të shurdhër. Më pas ujësjellësin e mori në dorë ministrja Belinda Balluku, e cila mbajti të njëjtin administrator duke e thelluar abuzimin financiar në këtë shoqëri.

Goditja e radhës e Ballukut është projekti “Ndërtimi i ujësjellësve të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat të Gjirokastrës. Është një fond i madh që ministrja përmes drejtorit Llogo do t’ia japë oligarkut të bregdetit, Florenc Gjikuria.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi që i ka bërë Open Data Albania procedurës së tenderit. Për shkeljet e konstatuara, tenderi është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Drejtori Gentian Llogo e ka njoftuar më 27 dhjetor 2024 tenderin me objekt “Ndërtim i ujësjellësve të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat, Bashkia Gjirokastër”. Në lojë ishte fondi limit prej 248 188 809,00 lekësh, prandaj shfaqën menjëherë interes 6 pjesëmarrës. Tenderi është mbyllur në të njëjtën ditë që përfundoi dorëzimi i dokumenteve, më 22 janar 2025 dhe është shpallur fituesi pa ndonjë garë të mirëfilltë. Sigurisht që drejtori  Llogo do të zbatonte porosinë e ministres Balluku, prandaj qysh në fazën e parë i ka skualifikuar ofertat konkurruese, sidomos ato me vlerë më të ulët.

Komisioni i Llogos i ka hyrë me themel aplikimeve të konkurrentëve, sidomos për kritere që i kanë vendosur enkas për të ngushtuar pjesëmarrjen.

Në fund, në fazën e vlerësimit të ofertave, mbeti mbi tryezë vetëm dosja e bashkimit të operatorëve ekonomikë “EC Pro Partners” dhe “Gjikuria” që propozonte shifrën 225 484 714,00 lekë.

Në fund fiton oferta më e lartë

Zyrtarisht Agjencia e Prokurimeve është njoftuar nga Llogo për shpalljen e fituesit më 5 mars 2025. Sipas dokumenteve standarde të tenderit, kriteri i përzgjedhjes së fituesit bazohet në “vlerën ekonomike më të favorshme bazuar në çmim”. Ndërsa në “rregullat” pashkruara të korrupsionit ka vlerë vetëm “tarifa’ e korrupsionit.

Kjo është tabela zyrtare me vlerat e ofertave të bëra nga operatorët pjesëmarrës, ku bie në sy se janë 4 oferta më të ulëta se ajo e kompanisë Gjikuria. Mënyra e vlerësimit të kritereve për shkualifikimin e ofertave ekonomike tregon se shqetësimi i komisionit nuk ka qenë të kursejë fondin limit dhe të fitojë propozimi më i mirë, por të zbatohet urdhri që tenderi t’i shkojë Gjikurisë.

Përshembull, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Eral construction company” Sh.p.k 50% e vlerës së ofertuar “K.M.K” Sh.p.k 25% të vlerës së ofertuar dhe Caushi M shpk, 25% e vlerës së ofertuar, ka propozuar ta kryejë këtë punë me 175,851,880 lekë pa tvsh. Pra, janë 500 milionë lekë të vjetra më pak se sa oferta e Gjikurisë.

Për ta skualifikuar përdoren kritere të pambështetura në ligj, që duhet t’i kishte vënë re Agjencia e Prokurimit Publik. Konkretisht, ky pjesëmarrës është skualfikuar me argumentin se njëri operator (Caushi M shpk) e ka xhiron ekonomike më të vogël se 50% e vlerës së kontratës. Por, ky operator ka marrë si angazhim vetëm 25 % të ofertës, prandaj skualifikimi është pabazuar dhe besojmë se kjo do të vërtetohet së shpejti nga auditimet që do të bëjë KLSH.

Nga ana tjetër, sipas nenit 84 pika 4 të ligjit të prokurimeve, “Autoriteti ose enti kontraktor duhet t’i kërkojë operatorit ekonomik që të zëvendësojë subjektin që ndodhet në kushtet e skualifikimit apo të përjashtimit”. Komisioni nuk e ka bërë këtë, por e ka fshirë ofertën me një të rënë të lapsit. Ndërkohë, janë gjetur edhe dy kleçka të tjera për ta bërë të pavlefshme ofertën. Kështu për orperatorin KMK shpk që bën pjesë në këtë bashkim, shkruhet nuk ka ngarkuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike akt-miratimin për licencën (LN-4498-07-2022, Date 26.07.2022) me Kod III.2.B. Ne bëmë verifikimet dhe licenca është depozituar në QKB, kështu, që komisioni mund ta gjente këtë dokument. Llogo e ka për detyrë që nëse ka të mungesa të tilla të njoftojë operatorin dhe t’i japë afat 2 ditë që të plotësohen dokumentet e kërkuara.

Po ashtu, gjendet si e “metë” e madhe mungesa e noterizimit të autorizimit të prodhuesit të materialeve elektrike. Edhe ky dokument mund të kërkohej dhe të vihej një vulë noteri. Ia vlen të bëhen këto hapa që i kërkon ligji, sidomos kur bëhet fjalë për 500 milionë lekë më pak, që i kurseheshin buxhetit të shtetit.

Llogo është përsëritës

Nëse vazhdon kështu, Llogo ta fundosë në falimentim shoqërinë, e cila qysh kur drejtohet prej tij, i ka pasur bilancet negative.

Siç mund të shihet në grafik, ecuria financiare e Ujësjellësit të Gjirokastrës është poshtë zeros.

Drejtori Llogo është kapur me shkelje të tilla në tendera edhe më parë. Në shtator 2022, një nga rekomandimet e KLSH-së ka të bëjë me marrjen e masave për kualifikimin e operatorëve të cilët përmbushin plotësisht dhe saktësisht kriteret e vendosura me qëllim përdorimin e fondeve me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet. Po kështu në raport thuhet se janë qindra miliona lekë dëm ekonomik dhe përdorim pa efektivitet për paga, shpërblime, mosrespektim i kuadrit ligjor dhe rregullator në dy procedura prokurimi.

Projekti i dy ujësjellësve është shumë i rëndësishëm për komunitetin. Fshati Fushëbardhë furnizohet me ujë nga një ujësjellës i vjetër i ndërtuar në 1983 thuajse i dalë jashtë përdorimit. Por me sa duke banorët të vuajnë gjatë për ujë, sepse abuzimi gjatë procedurave të tenderit si zakonisht do të ketë efekt në afatin e realizimit dhe në cilësinë e punimeve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Belinda BallukuFlorenc GjikuriaGentian Llogokorupsiontender

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Para
“Në plan kishim vrasjen e…’/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për krimin e rëndë: Do merrnim 35 mijë euro

"Në plan kishim vrasjen e...'/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për krimin e rëndë: Do merrnim 35 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com