GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shfrytëzonin 44 vajza për prostitucion/ Lëshohen 11 urdhër-arreste, në pranga edhe një oficere policie (Emrat)

09:52 - 21/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksionin, ku u godit një rrjet prostitucioni me vajza nga Amerika Latine në kryeqytyet.

Raportohet se në kuadër të operacionit të koduar “Orkidea”, Prokuroria ka lëshuar gjithsej 11 masa arresti, ku janë ekzekutuar 8 prej tyre, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. 8 prej arresteve që janë ekzekutuar, 6 prej tyre janë “arrest me burg” dhe dy të tjera “arrest në shtëpi” Po ashtu, bëhet me dije se janë proceduar penalisht dhe 44 vjaza nga Amerika Latine, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.

Rrjeti i prostitucionit drejtohej nga një grua nga Kolumbia, shtetasja G. R. 47 vjeçe, e cila bashkëpunonte në Shqipëri me një taksist, shtetasin Esmerald Sulollari, i cili sipas Policisë, ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, gruaja kolumbiane, bashkëpunonte dhe me disa kolumbiane të tjera dhe me dy shqiptaret Elona Muraj dhe Anisa Brahaj, për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve, ku vajzat nga Kolumbia do të ushtronin prostitucion. Anisa Brahaj është efektive policie me detyrë nënkomisare në komisariatin nr.4 në Tiranë.

Dy shqiptaret ndodhen në “arrest shtëpie, ndërsa 5 kolumbianet dhe Esmerald Sullari kanë përfunduar në burg. Tutorja nga Kolumbia është shpallur në kërkim, pasi rrjetin e prostitucionit e drejtonte që prej shtetit të saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se Esmerald Sulollari i dërgonte tutores kolumbiane paratë në Kolumbi përmes monedhës dixhitale “Bitcoin” dhe “Western Union”. Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në aeroportin e Rinasit dhe akomodoheshin kryesisht nëpër “Airbnb”. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin nga 200 deri në 250 euro.

Dyshohet se vajzat nga kolumbia kërcënoheshin me jetë për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit.

MASAT E ARRESTIT QË JANË EKZEKUTUAR

-Arrest me burg për shtetasin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen Elona Muraj, 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Yuly Gomez, 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen Liliana Valencia, 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen Nicol Benitez 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen Stefania Marin, 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen Nicole Bertel, 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Policia thotë se po punohet për kapjen e tre shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: oficereProstituciontutore

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Mashtrimi i Ramës me futjen në BE, ironizon gazetari: Ky premton diçka që dihet botërisht se nuk e ka në dorë

Rama: E kemi derën të hapur në BE, por mund të mbyllet prapë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com