GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në Bashki/ Ristani zbaton urdhrin e Ramës dhe shkarkon Dokushin e Goxhajn, si besnikë të Veliajt

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet në Bashki/ Ristani zbaton urdhrin e Ramës dhe shkarkon Dokushin e Goxhajn, si besnikë të Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani ka firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi dhe të nënkryetares Sara Goxhaj, dy njerëzve më të besuar të Erion Veliajt. Në vend të Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Jonida Halili.

Këto ndryshime u raportuan që një ditë më parë nga mediat, të cilat ishin urdhëruar nga Edi Rama, pas përplasjeve që pati në Bashkinë e Tiranës me Dokushin dhe Goxhaj.

Veliaj, përmes një shkrese të firmosur më 18 Mars nga qelia e paraburgimit kishte shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin dhe në vend të saj kishte emëruar Sara Goxhaj, ish shefen e kabinetit të tij.

Kjo shkresë revoltoi Ramën, i cili shkoi natën në Bashki dhe më pas detyroi Veliajn të tërhiqej nga ky vendim. Kryebashkiaku u tërhoq pasditen e djeshme, duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit, teksa vendimin e 18 Marsit e konsideroi si një keqkuptim.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, – shkroi Veliaj.

Në një reagim ditën e djeshme, Anuela Ristani e mohonte se ishte e besuara e Edi Ramës në Bashki, madje mohonte dhe sherrin, por me vendim e sotëm konfirmoi të kundërtën dhe nxorri veten mashtruese.

“Vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në mesazhin e Anueal Ristanit.

Etiketa: BashkiKryesore1Ristanishkarkime

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë
Aktualitet

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26
‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit
Aktualitet

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26
Para
Deklarata tronditëse: Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt pasi i çuan një plumb në zarf

Deklarata tronditëse: Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt pasi i çuan një plumb në zarf

Discussion about this post

TË FUNDIT

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

Java e Grassroots u shtri edhe në Memaliaj, ku fëmijë dhe të rinj të grupmoshave të ndryshme u bashkuan për...

Lexo më shumë
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26
‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com