GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Valë arrestimesh në Tiranë, por vrasja në Don Bosko ende pa autor

12:06 - 05/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Valë arrestimesh në Tiranë, por vrasja në Don Bosko ende pa autor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende asnjë shenjë nga autori apo autorët e atentatit me armë zjarri që terrorizoi banorët mbrëmjen e djeshme në Don Bosko. Policia ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e personave të shpallur në kërkim, por masakra në Don Bosko, mbetet e pa zbardhur.

Nga atentati, mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela dhe u plagosën rëndë 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës.

Edhe pse në një zonë të populluar të kryeqytetit dhe të rrethuar me kamera sigurie, policia nuk ka zbardhur ende dinamikën e ngjarjes dhe gjurmët e para të autorëve.

Ndërkohë që sot ka arrestuar 7 persona të cilët nuk kanë lidhje me atentatin.  

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë personi i identifikuar me iniciale M. K., banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë. 

Në njoftimin për shtyp nga policia, gjithashtu bëhet me dije se gjatë paradites së sotme është arrestuar edhe personi i identifikuar me iniciale E. Z., 42 vjeç i cili ishte në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Po ashtu i arrestuari në fjalë,  ka shtyrë një të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan të riun me iniciale H. D., 20 vjeç, i i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Nga aksioni i sotëm, policia ka vënë në pranga edhe personin e identifikuar me iniciale Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në fund të njoftimit për shtyp nga policia, theksohet se specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të personave:

– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga U. V.

Etiketa: arrestimeKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
“Miq për kokë”, Sabiani poston foton me prindërit e moshuar të Ilirit

“Miq për kokë”, Sabiani poston foton me prindërit e moshuar të Ilirit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com