GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Firma fantazmë në Holandë mashtron fermerin shqiptar, i merr me bankë 9160 euro dhe nuk i sjell jonxhën

22:32 - 21/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Firma fantazmë në Holandë mashtron fermerin shqiptar, i merr me bankë 9160 euro dhe nuk i sjell jonxhën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare udhëtoi në qytetin e Kuçovës, me kërkesë të ish fermerit Bledar Gega. Bledari ka pasur një fermë blegtorale në fshatin Qereshnik në Berat. Por, problemet me ushqimin e kafshëve, ku ra pre e një mashtrimi, e detyruan që ta mbyllte. Ai shiti mjetet dhe kafshët, pasi shteti shqiptar, por edhe ai holandez, nuk e ndihmuan të gjente personat që e mashtruan.

Ai thotë se ka pasur NIPT fermeri dhe merrej me dele dhe dhi, teksa kishte hapur edhe një fermë në një fshat të Beratit. Shton se, donte të blinte ushqim për blegtorinë dhe ka parë një njoftim në internet se një biznes në Holandë shiste jonxhë, ushqim për blegtorinë.

“Kam dërguar 9160 EURO me swift bankar nëpërmjet një banke të nivelit të dytë në Shqipëri te një klient i një banke në Holandë me dy pagesa për të marrë 52 ton ushqim për kafshët. Pagesat janë bërë në harkun kohor janar – mars 2022. Personi tërhoqi paratë nga banka, por nuk dërgoi asgjë, ishte mashtrim”, thotë Bledari. Më pas shton se, pas këtij mashtrimi është detyruar që të mbyllë femrën.

Në muajin prill të vitit 2022, Bledari e denoncoi ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. Ka shkuar me dhjetëra herë në atë organ akuze, por ende s’ka gjetur mashtruesit. Prokuroria i ka thënë se ka dërguar letër-porosi në Holandë. Në mungesë të një përgjigjeje, çështja e tij është ende pezull.

“E raportova ngjarjen në Prokurorinë e Beratit. U takova dy herë me prokurorin. Ai i pari u transferua në një prokurori tjetër dhe ia kanë kaluar çështjen dikujt tjetër. Kam shkuar tek prokuroria gati 50 herë, kam bërë kërkesë të takoj prokurorin e ri. Asnjë përgjigje, aq sa avokati u dorëzua e la çështjen”, thotë ai, teksa shton se prokurorja e re as do t’ia dijë fare.

Bledari është interesuar disa herë edhe në policinë dhe prokurorinë holandeze. Madje, ka shkëmbyer edhe informacion, por deri më sot s’është gjetur asnjë gjurmë e personave që e mashtruan.

“Shkova në Holandë vetë edhe hapa çështje në një stacion policie në Amsterdam, më 15 maj 2023. Kthehem në Holandë pas 8 muajsh, në shkurt 2024 të shikoj ç’bëhej por policia atje e kishte mbyllur çështjen”, pohon ai.

Fiksi analizoi disa fatura, që personat i kanë dërguar Bledarit. Në hyrje është edhe një adresë në shtetin Holandez, e firmës “MAICO BV”. Gazetarët bën një kërkim në internet, ku rezultoi se adresa ekziston në Holandë, por atje është vetëm një banesë private dhe jo selia e firmës.

Bledari nuk e ka lënë me kaq! Ai ka shkuar në adresën e firmës që do të niste mallin nga Holanda. Në një faturë që personat i kanë dërguar është edhe një adresë tjetër. Nëse do të bësh një kërkim në internet, rezulton se adresa ekziston. Por, nuk është selia e firmës dërguese, por e një firme tjetër. Në të gjitha dokumentet shoqëruese të mallit, është kjo adresë!

Personat i kanë dërguar Bledarit edhe deklaratat doganore, apo edhe certifikata për cilësinë e mallit. Të gjitha këto dokumente, por edhe pagesa nëpërmjet bankës, e bindën të bënte likuidimin. Por, kur i verifikoi vetë në Holandë, dolën të gjitha fiktive!

/TCH/

Etiketa: FERMER

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Kombëtarja luan mirë, por Anglia është shumë e fortë në Wembley

Kombëtarja luan mirë, por Anglia është shumë e fortë në Wembley

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com