GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asllani: Fishkëllimat ndaj meje ishin të merituara, por pas Milanit nuk e meritoja atë agresivitet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Asllani: Fishkëllimat ndaj meje ishin të merituara, por pas Milanit nuk e meritoja atë agresivitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, ka folur pas humbjes së Shqipërisë ndaj Anglisë me rezultatin 2-0. Në një intervistë për “SportMediaset”, ai ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Milano për shumë vite, duke theksuar:

“Të qëndroj tek Interi për shumë vite? Po, sigurisht. E kam thënë gjithmonë se jam tifoz i Interit, por nuk dua të bëj premtime, sepse tani është e kotë. Mendoj ta përfundoj sa më mirë sezonin”.

Asllani ka folur gjithashtu për kritikat dhe fishkëllimat që ka marrë nga tifozët e Interit, duke pranuar se ndonjëherë ato ishin të merituara: “Kam marrë kritika, nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra. Sigurisht, nëse më kanë fishkëllyer, kanë pasur arsye, nuk kam luajtur mirë dhe i meritoja ato. Sidoqoftë ka edhe diçka: pas Superkupës ata ishin shumë agresivë me mua, nuk mendova se e meritoja atë trajtim”.

Pavarësisht kritikave, Asllani ka siguruar se kjo nuk do të ndikojë në mënyrën se si do të vazhdojë të punojë dhe përmirësohet: “Unë vazhdoj të punoj qetësisht, ekipi më mbështet, kam një familje që më do. Do të vazhdoj përpara, jam 23 vjeç, e di që mund të rritem. E di gjithashtu që në këto tri vite ndoshta nuk kam treguar shumë, por shpesh nuk kam pasur mundësi t’i tregoj aftësitë e mia.

Kam pranuar që ta bëj këtë dhe jam i lumtur, por mos harroni se kam para në rolin tim lojtarë të fortë si Hakan, që është një mësues dhe vëlla për mua, është e drejtë të mësoj prej tij. Po ashtu, ishte e drejtë të mësoja nga Brozovic, që ishte një nga mesfushorët më të fortë në botë”.

Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm për të ardhmen dhe besimin se është gati për të dhënë më shumë për ekipin zikaltër: “Mendoj se jam gati, kam bërë një rrugëtim të mirë rritjeje. Kur mbërrita tek Interi, e bëra sepse e shikoja veten për shumë vite aty.

Shpresoj të qëndroj shumë vite me fanellën zikaltër, edhe pse në futboll nuk dihet asgjë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, tani kemi këto dy muaj dhe do të mundohemi të japim maksimumin”.

Lajme të lidhura

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
Sport

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon
Sport

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol
Sport

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26
Para
Nisi si shaka, “përplasen” Gjesti dhe Egli — nxitin reagimin e produksionit (Video)

Nisi si shaka, “përplasen” Gjesti dhe Egli — nxitin reagimin e produksionit (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com