GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë pritet për Berishën? Paloka: Blinken merrte këstin nga Rama, ish-sekretari i Shtetit sot është non grata në SHBA

08:20 - 23/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë pritet për Berishën? Paloka: Blinken merrte këstin nga Rama, ish-sekretari i Shtetit sot është non grata në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shpërthyer ashpër kundër ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli non grata liderin e opozitës, Sali Berisha.

“Të gjithë ata që kanë mbështetur Edi Ramën kanë shkuar atje ku kanë shkuar. Ata arbritrat që vinin. Vinte Blinkeni si të ishte ndonjë legen, më fal për shprehjen. Sekretari i Shtetit vinte vetëm të merrte këstin e radhës, dhe rrinte gjysmë ore sa për të thënë që Rama është udhëheqësi më i madh që ka Shqipëria”, tha Paloka në “Off the Record”.

Sipas tij faktet janë dhe lidhen me pagesat që janë kryer për Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.

“Blinkeni paguhej nga Sorosi dhe nga këta këtu se McGonigalin nuk e bleva unë. Po flas për fakte që janë publike. Po, po”, tha Paloka.

Në vijim ai tha se Blinken është shpallur nongrata nga administrata Trump dhe nuk i lejohet të ketë akses në zyrat e DASH.

“Blinkeni është non grata sot. Blinkeni, ish-sekretari i Shtetit që shpalli nongrata Berishën është vetë nongrata në Departamentin e Shtetit. I është ndaluar çdo lidhje dhe çdo marrje informacioni”, shtoi Paloka.

Më tej, deputeti demokrat zbardhi sipas tij prapaskena nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, duke thënë se Edi Rama ka tentuar të zhvillojë një takim me zv/Presidentin amerikan JD Vance, por ky i fundit e ka shmangur pasi sipas Palokës e sheh kryeministrin si njeri të Sorosit.

“Rama nuk ka lënë gur pa lëvizur. Miliona janë hedhur dhe kanë qarkulluar vetëm që Rama të bëjë një takim qoftë formal, qoftë informal, një fotografi apo një gjë, me një nga pjesa e administratës Trump. Që në Mynih ku tentuan të takonin zv/Presidentin e tjera. Që në inaugurim të Presidentit Trump. Rama ishte gati ta bënte takimin në Mynih. Një mesazh i shkuar i tha jo atë, ai është kukulla e Sorosit. Pra nuk është kaq e pandjeshme dhe e padukshme kjo mbështetja që ne po marrim”, theksoi Paloka.

Lidhur me raportin e fundit të DASH, ku lideri i opozitës ende figuronte nongrata, Paloka tha se ai është përpiluar nga administrata e shkuar, e drejtuar nga dyshja Biden-Blinken.

 

“Është e vërtetë është një raport ku DASH, ai i administratës së kaluar. Ky raport është i administratës së kaluar, nuk është raport i administratës Trump. Por edhe ai raport i asaj administrate e vulos qeverinë e Ramës si narkoshtet. Edhe në raporte të tjera është quajtur qeveria më e korruptuar nga DASH dhe pastaj vinte Blinken, që thoshte, ky është udhëheqësi më i madh. Kjo ishte absurde. Ky rasti që përmendet , është raport i administratës së kaluar. Berisha është non grata, s’është se kanë përmendur diçka që nuk dihej. Kanë futur një fakt që është i njohur, ende nuk i është hequr non grata Berishës”, tha Paloka.

Por sipas deputetit demorkat, non grata Berishës “do t’i hiqet shumë shpejt”.

Sipas tij Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio është ai që ka provuar kur ishte pjesë e Senatit faktin se administrata Biden përdori notën non grata për të çuar pas hekurave dhe dëmtuar politikisht lider të qendrës së djathtë në Europë.

Paloka tha se me ardhjen e tij në detyrë si pasues i Antony Blinken, de jure ka rënë edhe masa nongrata për Berishën dhe se pavarësisht burokracive, administrata Trump e ka shprehur hapjen mbështetjen për PD.

“Marco Rubio, sot është Sekretari i Shtetit. Zëvendësoi Blinkenin. Rubio ishte senatori që ngriti në Senatin amerikan dhe madje bëri dhe dokumente ku akuzonte administratën Biden-Blinken se kishte përdorur nongratat politikisht për të goditur lider të qendrës së djathtë ne Europë. Është i njëjti, që ka zëvendësuar sot Blinkenin. Zv/Presidenti erdhi në Gjermani dhe ia bëri të qartë, nuk do të ndodhë më që të goditen liderë të opozitës së qendrës së djathtë, të burgosen dhe arrestohen për të marrë pushtetin. Janë dy qëndrime që bëjnë që de jure nongrata e Berishës nuk ekziston më. De facto, burokracitë e këto mund të ndodhë shpejt. Nuk ka më asnjë vlerë ajo nongrata. Raporti është tjetër gjë dhe është i administratës së kaluar. Qëndrimi i kësaj administrate u tha dhe u bë i qartë nga LaCivita aty në krah të Berishës”, deklaroi Paloka.

 

Etiketa: berishaBlinkenKryesore1paloka

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Anulohen deri të hënën udhëtimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, ndalohet dhe dalja e mjeteve të vogla

Anulohen deri të hënën udhëtimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, ndalohet dhe dalja e mjeteve të vogla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com