GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Premtimi i Ramës për hyrë në BE, si të dëshironte Enver Hoxha hyrjen në NATO

16:20 - 25/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: Premtimi i Ramës për hyrë në BE, si të dëshironte Enver Hoxha hyrjen në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti shprehet se të besosh se me kryeministrin Edi Rama do të shkojmë në BE është sikur të besosh se edhe Enver Hoxha të kërkonte të hynte në NATO.

“Prandaj zgjidhja për përshpejtimin e anëtarësimit është largimi i Edi Ramës. Ai e di këtë ndaj është kthyer në një shtazë që do të kontrollojë gjithçka. Por fundi është i shkruar. Ashtu si në vendet fqinje, ai e di, që Shqipëria do të anëtarësohet në BE, pas arrestimit të kryetarit të bandës së hajdutëve dhe kriminelëve të Rilindjes.

Ndaj sa më shpejt ta sjellim këtë ditë aq më shpejt do të jemi në tryezën e BE-së…”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi

T’i besosh Edi Ramës anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është njësoj si t’i besoje Adil Çarçanit premtimin për anëtarësimin në NATO. Dhe nuk do shumë argumentim të vështirë krahasimi.

I zhytur në llumin e korrupsionit dhe të vjedhjes, si një bollë e zezë që përdridhet nën çarkun e ngritur nga vetë ai, prodhon vetëm skandale e skandale. Mjafton sjellja e fundit, përplasja me të burgosurin e Durrësit për të treguar se çfarë ideje ka për Bashkimin Evropian.

Përplasja e ngjalave të zeza, njëra në Durrës e tjetra në Tiranë, tregojnë qartë se çfarë koncepti kanë për shtetin rilindasit. Ata duan vetëm të vjedhin e të vjedhin. Të pangopur po i bëjnë gropën njëri-tjetrit sepse nuk kanë asnjë qasje tjetër për shtetin. S’ka shembull më të mirë se sa përballja e fundit e Ramës me Veliajn për të treguar se sa afër Bashkimit Evropian do na çojë Rilindja.

Edi Rama ka vetëm një synim, atë të vjedhjes për të mbajtur pushtetin. Ai nuk ka asnjë të përbashkët me asnjë vlerë të Bashkimit Evropian. Imagjinoni pak kryeministrin e Danimarkës apo Hollandës por edhe Greqisë e Kroacisë, të përplaset me hajdutët e partisë së vet në burg se kush do vjedhë bashkinë e kryeqytetit.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend të BE-së. Dhe asnjë vend i BE-së nuk mund të pranojë që ky kryeministër të ulet pranë tyre si i barabartë me ta. Prandaj zgjidhja për përshpejtimin e anëtarësimit është largimi i Edi Ramës. Ai e di këtë ndaj është kthyer në një shtazë që do të kontrollojë gjithçka. Por fundi është i shkruar. Ashtu si në vendet fqinje, ai e di, që Shqipëria do të anëtarësohet në BE, pas arrestimit të kryetarit të bandës së hajdutëve dhe kriminelëve të Rilindjes.

Ndaj sa më shpejt ta sjellim këtë ditë aq më shpejt do të jemi në tryezën e BE-së…

Etiketa: AlizotiRama

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Zjarri në landfill i prish Ramës “dekorin” e show-t elektoral në Vlorë

Zjarri në landfill i prish Ramës “dekorin” e show-t elektoral në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com