GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballje mes kontestimesh dhe golash, Tirana-Bylisi mbyllet në barazim

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Përballje mes kontestimesh dhe golash, Tirana-Bylisi mbyllet në barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk prodhoi fitues sfida mes Tiranës dhe Bylisit, e cila u mbyll në barazim 2-2. Dy ekipet ndanë nga një pikë mes tyre, në një sfidë që kishte gjithçka brenda.

Arli Përgjoni i dha avantazhin ballshiotëve në minutën e 26-të, ndërsa Florjan Përgjoni barazoi për Tireanën.

Një penallti e akorduar në minutën e 69-të për bardheblutë, shkaktoi situatë kaotike në fushë. Te Bylis nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit dhe presidenti Besnik Kapllanaj tërhoqi skuadrën nga fusha. Kjo zgjati për 8 minuta dhe më pas ekipi u rikthye në fushë.

Pas kësaj, Jarmouni shënoi nga penalltia në minutën e 77-të, duke i dhënë avantazhin Tiranës. Reagimi i Bylisit ishte i menjëhershëm, me Ileskin që barazoi shifrat në minutën e 83-të.

Me këtë barazim, Bylis mban vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 32 pikë.

Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.

“Më vjen keq sepse nuk e kisha përgatitur ndeshjen për të hyrë në atë mënyrë. Ishim shumë të ngadaltë, nuk ishim në ritmën e duhur. Lojtarët tanë ishin të ngadaltë, të lexueshëm, nuk bëmë atë që kishim përgatitur. Nuk diskutohet që me meritë kalojmë në avantazh dhe për të disatën herë pësojmë të njëjtin gol.

Mendova të rrezikoja duke futur edhe lojtarë si Prenga. Për Ndrecën nuk është hera e parë që e bëri atë rol. Në pjesën e parë Gjumsi bëri atë që duhej të bënte, kur ka luajtur ka bërë mirë në atë pozicion. Ne arritëm të kthenim rezultatin.

Ndoshta vuajtëm pak, por ishin momente deri tek 2-2. Nga goditjet standarde erdhi dhe rasti golit. Te goli i barazimit ishin të pafalshme. Nuk mundet që një skuadër dhe fanellë si Tirana të trembej ashtu. Duhej të reagonim sepse kishte minuta.

Duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatë. Sot bëmë një gabim të madh për rrugën tonë në kampionat. Duhet të bëjmë akoma më shumë për të larguar këtë situatë.

Mbrojtësat duhet të jenë të përqendruar, por nuk e bënë. Kundërshtari merr topin, kalon në tranzicion dhe asnjë nga lojtarët nuk bën siç duhet. Gabuan të gjithë. Goli i dytë vjen nga një faull, goditje standarde, ku kërcen, ka luftë, ngel topi dhe reagon kundërshtari. Sa më shumë gabojmë në ndeshje, aq më shumë punojmë në stërvitje”, tha Shkëmbi.

Etiketa: BylisTirana

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
“Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

“Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com