GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shërbimi sekret gjerman bën paralajmërimin e fortë: Rusia po planifikon një luftë të madhe

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shërbimi sekret gjerman bën paralajmërimin e fortë: Rusia po planifikon një luftë të madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike WDR dhe NDR kanë njoftuar sot se ushtria gjermane (Bundeswehr) dhe shërbimi sekret BND i kanë bërë një vlerësim të ri gjendjes së sigurisë në Europë.

Sipas mediave gjermane, ky vlerësim aktualisht po qarkullon në qarqet e sigurisë në Berlin.

Në raportin e tyre më të ri, analistët skicojnë një tablo të zymtë në lidhje me ambiciet e Moskës.

Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake edhe përtej Ukrainës.

Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një “konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një “luftë konvencionale të shkallës së gjerë”, thuhet në dokument.

Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë nuk po i dobëson forcat ruse.

Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që së shpejti të mund të sulmojë një shtet të NATO-s. Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen.

Sipas vlerësimit të situatës, ekonomia e luftës po prodhon më shumë se çfarë është e nevojshme për luftën kundër Ukrainës. Për më tepër, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e tij të armatosura të rriten deri në vitin 2026 në deri në 1,5 milionë ushtarë, raporton Süddeutsche Zeitung duke u bazuar në dokumentin e ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman.

Më tutje gazeta shkruan se presidenti i BND-së, Bruno Kahl, paralajmëroi që në nëntorin e kaluar se agjencia e tij e shihte si një rrezik realist sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj një shteti të NATO-s brenda pak vitesh.

Sipas Kahl, ushtarakë të lartë në Moskë dyshojnë nëse NATO-ja do të qëndronte e bashkuar në rast të një sulmi nga Rusia. Kështu, rreziku që Rusia ta testojë këtë skenar, për shembull me një sulm të kufizuar në vendet baltike, po rritet.

Etiketa: LufteRusi

Lajme të lidhura

Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028
Botë

Trump bën deklaratën e fortë: Putin është gati për paqe, lufta në Ukrainë mund të marrë fund para vitit 2028

18:45 - 15/07/26
Benjamin Netanyahu paraqitet në Gjykatë, akuzat për Kryeministrin e Izraelit
Botë

Benjamin Netanyahu paraqitet në Gjykatë, akuzat për Kryeministrin e Izraelit

17:15 - 15/07/26
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake
Botë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake

13:48 - 15/07/26
Para
Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe një person me motor (Video)

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe një person me motor (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26

Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike  ndaj qeverisë. Një pankartë ironizonte kryeministrin...

Lexo më shumë
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

20:08 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com