GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Studimi: Sperma mbart stresin e babait, mund të ndikojë te pasardhësit e tij

11:31 - 28/03/25
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Sperma mbart stresin e babait, mund të ndikojë te pasardhësit e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një studim i ri ka zbuluar se baballarët që kanë kaluar një fëmijëri me stres të lartë mund të mbajnë gjurmët e atyre eksperiencave në qelizat e tyre të spermës, duke sugjeruar se trauma e kaluar mund të ketë ndikim edhe tek brezat e ardhshëm.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Molecular Psychiatry, shqyrtoi epigjenetikën e spermës së baballarëve që kishin kaluar periudha të rënda stresi gjatë fëmijërisë.

Epigjenetika studion ndryshimet në shprehjen e gjeneve pa ndikuar në kodin gjenetik bazë. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si ambienti dhe eksperiencat jetësore.

Epigjenetika na tregon se cilat gjene janë aktive dhe cilat jo”, tha Dr. Jetro Tuulari, autor kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Turku-s në Finlandë. “Studimi ynë ngre pyetje mbi faktin nëse e kemi kuptuar plotësisht mekanizmin e trashëgimisë gjenetike.”

 

Hulumtimi analizoi spermën e 58 individëve, duke u fokusuar në dy lloje shenjash epigjenetike: metilimi i ADN-së dhe ARN-të e vogla jo-koduese.

 

Metilimi i ADN-së është një proces kimik që ndikon në aktivizimin ose fikjen e gjeneve. ARN-të e vogla jo-koduese ndikojnë në rregullimin e shprehjes së gjeneve.

 

Pjesëmarrësit u rekrutuan nga FinnBrain Birth Cohort, një studim që analizon faktorët mjedisorë dhe gjenetikë që mund të ndikojnë zhvillimin e fëmijëve.

 

Për të matur nivelin e stresit në fëmijëri, studiuesit përdorën “Trauma and Distress Scale” (TADS), një pyetësor i cili mat eksperiencat e neglizhencës emocionale, dhunës fizike dhe seksuale.

 

Rezultatet treguan se burrat që kishin kaluar një fëmijëri të vështirë kishin një profil epigjenetik ndryshe në spermën e tyre krahasuar me ata që nuk kishin kaluar trauma të rënda. Këto ndryshime ishin të dukshme edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë si pirja e duhanit dhe alkoolit.

Edhe pse studimi sugjeron se stresi mund të lë shenja epigjenetike në spermë, ende nuk ka prova për të konfirmuar se këto ndryshime trashëgohen tek fëmijët.

Etiketa: spermastudim

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë

Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com