GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SKANDALI/ Mishi me salmonelë u hodh në treg, presidenti i Urdhrit Veterinar: Institucionet e fshehën rastin

17:26 - 28/03/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
SKANDALI/ Mishi me salmonelë u hodh në treg, presidenti i Urdhrit Veterinar: Institucionet e fshehën rastin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar ashpër në lidhje me skandalet e shumta që kanë prekur sigurinë ushqimore në vendin tonë.

Resuli shkruan se nga muaji tetor e deri më tani, kanë shpërthyer një sërë skandalesh që kanë rrezikuar shëndetin e konsumatorëve shqiptar, ndërsa thekson se institucionet shtetërore janë të paafta dhe kanë mbajtur të fshehtë skandalin.

Po ashtu Resuli shkruan se për analizë që duhet të zgjaste 72 orë për 27 ton fileto nga Brazili, zgjati 10 ditë. Ndërsa më tej ai shkruan se fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV i la kohë biznesit që të hedhë në treg produktin e kontaminuar.

“Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur?”, shkruan më tej Resuli.

Postimi i plotë i ekspertit:

Ministria e Bujqësisë fsheh skandalin!

Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet!

27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si “Piranja”, nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!

ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar. Në vend që të jetë një entitet shkencor referencë për laboratorët shtetërorë dhe privatë, është bërë një strukturë tenderuese, ku kostoja e analizave për kampionet kalon edhe vlerat e sektorit privat! Madje, KLSH ka hapur një hetim për abuzimet e këtij institucioni, që në vend të shërbejë për sigurinë ushqimore të qytetarëve, është shndërruar në një makineri burokratike që vonon rezultatet dhe justifikon paaftësinë e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana tjetër, AKU ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale. Për 10 ditë, ky institucion lejoi që pulat e infektuara të përfundonin në treg dhe vetëm kur skandali u bë publik, filluan të lëviznin. Në vend që të vepronte me urgjencë, AKU u mjaftua me një njoftim në prokurori, kur ndërkohë Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur drejtorët e AKU dhe ISUV, sepse këtu ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë! Në vend të një institucioni profesional që duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve, AKU është kthyer në një “autoshkollë drejtorësh”, ku emërimet bëhen për qoka politike dhe jo për meritokraci. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore, ky institucion është shndërruar në një mekanizëm që shërben vetëm për interesat e ministrit dhe jo për jetën e qytetarëve.

Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?

Ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ky shtet nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide! Është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë!

Etiketa: autoriteteKryesore1salmonele

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com