GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grafiku më poshtë tregon rritjen reale të prodhimit bujqësor në tremujorin e katërt të 6 viteve të fundit. Ose më saktë rënen e tij. Baza krahasuese është vjetore, pra tremujori i katërt krahasuar me tremujorin e katërt të vitit parardhës.


Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, bujqësia shqiptare ka hyrë në një spirale të pandalshme rënie, duke shënuar tkurrje të prodhimit në pesë nga gjashtë tremujorët e fundit të vitit. Dhe shifrat e rënies janë të larta. Por çfarë do të thotë kjo? Më poshtë, grafiku që tregon ndryshimin kumulativ të prodhimit bujqësor në vëllim.


Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, bujqësia shqiptare prodhoi 17.8 për qind më pak prodhim se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018. Dhe efekti financiar i kësaj rënie është dramatik.

Nëse çmimet e prodhimeve bujqësore do të fiksoheshin në vitin 2020 për të pastruar efektin e inflacionit, atëherë rezulton se familjet bujqësore të Shqipërisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar fituan nga prodhimet e tyre 100 milionë euro më pak se sa fitonin në tremujorin e fundit të 6 viteve më parë.

Duke qenë se familjet fermere janë përgjithësisht ato me të ardhurat më të ulëta, impakti social i kësaj rënie është dramatik. Të varfër që bëhen gjithmonë edhe më të varfër për shkak të shkatërrimit të sektorit nga i cili ata sigurojnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të tyre.

Dhe ky cikël i paprecedentë rënie, shtron natyrshëm një pyetje cinike. Edhe sa mandate i duhen qeverisë për të shfarosur totalisht bujqësinë shqiptare?

Nëse merr për bazën trendin e mandatit të fundit, rezulton se në vitin 2030, atëherë kur Edi Rama premton se do t’u japë shqiptarëve pasaportën e BE-së, bujqësia shqiptare do të ishte gati sa gjysma e asaj të vitit 2018.

Ky është një realitet distopik për shkak se ciklet e ekonomisë e bëjnë praktikisht të pamundur rënien e vazhdueshme të një sektori për një kohë të gjatë dhe kaq të thellë. Por po të shohësh atë që ka ndodhur me bujqësinë shqiptare në 7 vitet e fundit, misioni për të asgjësuar totalisht ekonominë rurale të vendit dhe fshatin nuk është aq i pamundur. /Kapitali.al

Etiketa: bujqesiRama

Lajme të lidhura

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë
Aktualitet

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë

08:50 - 08/08/26
Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person
Aktualitet

Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

08:40 - 08/08/26
Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh
Aktualitet

Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

08:04 - 08/08/26
Para
Rama shtron iftar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

Rama shtron iftar për besimtarët: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë
Aktualitet

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë

08:50 - 08/08/26

Qytetarët kanë sjellë në redaksinë e JOQ Albania një denoncim për kushtet në tragetin Rigel 2, në linjën Durrës–Bari. Sipas...

Lexo më shumë
Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

08:40 - 08/08/26
Shqiptarët e Kosovës kthehen në bregdetin tonë, fluks i lartë në Morinë

Shqiptarët e Kosovës kthehen në bregdetin tonë, fluks i lartë në Morinë

08:23 - 08/08/26
Lëvizje surprizë te Barcelona, Ronald Araujo kalon me huazim te Liverpool

Lëvizje surprizë te Barcelona, Ronald Araujo kalon me huazim te Liverpool

08:14 - 08/08/26
Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

08:04 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com