GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vazhdojnë protestat/ banorët e Tropojës e Hasit bllokojnë doganën e Qafë Prushit: Do bojkotojmë zgjedhjet

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdojnë protestat/ banorët e Tropojës e Hasit bllokojnë doganën e Qafë Prushit: Do bojkotojmë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatrave të njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë, si dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, kanë dalë këtë të hënë në protestë për gjendjen e rrugës prej 20 km që lidh këto zona.

Prej rreth 1 ore ata kanë bllokuar pikën dogane të Qafë Prushit, duke bllokuar rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë. Të lodhur nga premtimet e shumta të bëra ndër vite nga qeveritë ata kanë dalë në protestë me pankarta në duar. Në disa prej tyre shkruhej “Pa rrugë, Bojkot Zgjedhjeve” “Sduam Pasaportë Evropiane, Por duam Rrugë”, “Premtime pafund, Gropa pafund”, ”Kini mëshirë pas 81 vitesh na shtroni të paktën 1 metër rrugë”.

“Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, u shpreh për mediat një prej banorëve.

Sipas 83-vjeçarit Muharrem Malaj nga fshati i Peraj i Hasit,rruga është ndërtuar që në kohën e Italise në vitin 1938 per shfrytëzimin e burimeve minerale të zonës. Banorët thonë se që nga viti 1938 kur është ndërtuar, kjo rrugë nuk ka pësuar asnjë riparim, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

Ata thanë se nuk do të dalin në votimet e 11 Majit për zgjedhjet parlamentare, nëse Qeveria nuk i merr në konsideratë kërkesën e vetme të tyre për ndërtimin e rrugës e premteuar që në vitin 2017 nga Mimi Kodheli që kandidonte për deputete për qarkun e Kukësit.

Etiketa: Banorëtdoganekërkojnë rrugëproteste

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
“Rama kopjoi programin e PD”, Berisha: Ka 62 premtime të pambajtura

“Rama kopjoi programin e PD”, Berisha: Ka 62 premtime të pambajtura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com