GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Nuk do më eleminoni kaq lehtë”, Le Pen reagon pasi u shpall fajtore për vjedhjen e fondeve të BE

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do më eleminoni kaq lehtë”, Le Pen reagon pasi u shpall fajtore për vjedhjen e fondeve të BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një “vendim politik” i stisur për të “bllokuar qëllimisht” karrierën dhe që në asnjë mënyrë nuk do të thotë fundi i jetës së saj politike. Kështu u mbrojt liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi u dënua me pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, pasi akuzohet për devijimin e fondeve evropiane për partinë e saj, Fronti Kombëtar.

Në një intervistë për TF1, e para e saj që nga vendimi, Le Pen pohoi se “shteti ligjor ka rënë” dhe pa pranuar asnjë faj, njoftoi se do të apelojë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e 2027. “Nuk do t’i lë të më eliminojnë lehtë”, deklaroi ajo.

Zgjedhjet e ardhshme në Francë do të zhvillohen pa Macron, i cili e mundi Le Pen në dy zgjedhjet e fundit në raundin e dytë. Më shumë se dy vjet nga tani, Le Pen tashmë po del si favoritja në sondazhe, si në raundin e parë ashtu edhe në atë të dytë, ndaj vendimi i sotëm kundër saj është një goditje e fortë që e privon nga “ëndrra” Presidenciale.

Le Pen megjithatë beson te Apeli, pasi çështja është ende e hapur për ankimim. Ajo shprehu në TF1 “besimin në aftësinë e një gjykate Apeli për të analizuar këtë çështje në mënyrë neutrale dhe për të arritur në përfundimin se, në të vërtetë, ne nuk kemi asgjë për t’u qortuar“.

Reagimet janë shumëfishuar gjatë gjithë ditës, duke e bërë çështjen e ditës në të gjithë Evropën dhe pjesën më të madhe të botës. Udhëheqësit e ekstremit të djathtë dhe qeveritë si ajo e Vladimir Putinit janë ngritur në mbrojtje të Le Pen, mes akuzave për një “grusht shteti” nga gjyqësori francez dhe një përpjekje për të ndryshuar vullnetin demokratik të popullit francez.

Kështu janë shprehur figura si Elon Musk, Viktor Orbán, Matteo Salvini dhe Santiago Abascal.

Në atë linjë diskutimi, presidenti i Frontit Kombëtar, Jordan Bardella, ka bërë thirrje për një “mobilizim popullor paqësor” kundër “skandalit demokratik“. Thirrja sipas zyrtarit të lartë të partisë Le Pen, është që “të shpëtojmë demokracinë“.

Vetë Bardella është pozicionuar si një plan rezervë për mbështetësit e Le Pen nëse liderja “de facto” përfundimisht dështon t’ia dalë.

“Ai është një pasuri e madhe për lëvizjen që shpresoj se nuk duhet ta përdorim para se të jetë e nevojshme“, përfundoi Marine Le Pen reagimin e saj.

Etiketa: FranceLe Pen

Lajme të lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit
Botë

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26
Para
Trump bisedon me Putin: T’i japim fund sa më parë luftës në Ukrainë

Trump tha se ishte i nxehur dhe i zemëruar me Putin, reagon Kremlini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş