30 vjet pushtet, 30 vjet regjim, 30 vjet nënshtrim dhe sërish një “kope” është verbuar që Saliu historik i tyre ka hapur llogoren amerikane të zjarrit veç për ta. Të marrë, njëherësh edhe koshientë që këtë radhë idiotësia mbetet e tyre. Fortesa amerikane që ka përballë Saliu i 30 viteve ka çakërdisur ata që i shkojnë nga pas. Lideri historik blu që tashmë shndërrohet në “shotgun”-in e parë drejt selisë së tij, duke kërcënuar me gjithçka ka pasur si mekanizëm në vitet e tij të pushtetit e të opozitës diktimin në familjen e tij politike, por edhe pushtetmarrjen. Aktori kryesor në fatet dhe mëkatet e Sigurimit të tij të shtetit, SHIK-ut të dikurshëm, njeriu agresiv në atë pakicë që rrëzonte PO-në e tij për të shprehur një mendësi ndryshe, sinonimi i luftës në rrugë dhe agresionit të institucioneve, kthehet sërish në skenë në aktin e tij të fundit: All in! Ose ndryshe, beteja e fundit e një epoke në ikje!
Pushteti i Saliut regjistron shumë gjurmë që lidhen me gjakun, krimin, trafikun, dhe shumëçka tjetër ka minuar ndër vite demokracinë e brishtë shqiptare, por njëherësh ka ndërtuar edhe staturën e liderit që kanos e shantazhon, ndërsa për kundërshtarët politikë edhe…vret!
Nën pushtetin e Saliut gëluan skemat piramidale ku vetë Berisha kishte pastruar paratë e grabitura në trafikun e naftës dhe të armëve. Por, lumturia u shndërrua në mort për shqiptarët: Kur ranë piramidat e Saliut dhe njerëzit humbën gjithçka, ai nxori armët. Erdhi edhe dita kur vetë Saliu hapi depot e armëve, secili vriste secilin dhe ushtria vriste popullin me urdhër të tij. Bilanci i asokohe: 3 mijë vetë u vranë. Që nga 1991-shi Berisha ka sulmuar çdo institucion. PD-në dhe selinë e saj sot, vetë ai e ka institucionin e fundit të pa sulmuar nga ai. Është “streha e fundit nga ku ai mendon të mbrohet nga “non grata” dhe nga fundi i tij përballë drejtësisë që troket, por që s’ka trokitur ende në skrivaninë e tij.
Tashmë në skenarin e tij të njohur si film të parë, ai ka provokimin me bazë gjakderdhjen. Do sulmojë njerëzit që nuk pranuan të pozicionohen si antiamerikanë. Një film i parë, një histori e vjetër, e lodhshme, e njohur, e papranueshme për shqiptarët, por që kopeja ende nuk po e kap faktin, që vetë Saliu kërkon të mos preket ai, e për këtë ka vënë në tavë ndërmjetësimin për shkatërrimin final të PD-së, 30 vite shantazh, kanosje, vrasje, gjak, dhunë, buzëqeshje, afera, pazare, ndërhyrje të forta në drejtësinë e vjetër për miq të vjetër e për hesape të vjetra.
Tashmë ka mbetur edhe një tjetër datë, 8 janari, për të plotësuar puzzle-in e 30 viteve padronizim të gjithçkaje. Tashmë, epiqendra është PD, aty ku pas saj është garancia për paprekshmërinë, e cila nuk do të vijë kurrë.
Discussion about this post