GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i salmonelës, ish-ministri: Mishi i ndotur vazhdon të shitet në markete

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i salmonelës, ish-ministri: Mishi i ndotur vazhdon të shitet në markete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i salmonelës ka tronditur vendin tonë, teksa tonelata me mish pule të infektuar janë hedhur në treg.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panarit ka komentuar gjendjen alarmante në vend me Sigurinë ushqimore sidomos pas zbulimit se është hedhur në tregun shqiptar mish pule me Salmonelë.

Panariti tha se tonelata me mish të infektuar me salmonelë janë shitur, teksa në markete ndodhen akoma akoma produkte të rrezikshme.

“Për kuriozitet duhet të dini se ka edhe një Salmonelë shqiptare, quhet e Salmonela Dibra. Është zbuluar nga një bakteriolog shqiptar. Tani le ti kthehemi situatës konkrete. Infeksioni me Salmonelë është infeksion serioz. Pra nuk kam nevojë unë, që dikush tjetër të rrijë të bëjë apologji, sidomos nga persona që nuk e njohin bakterin. Pra fakti që ky bakter ka depërtuar në zinxhirin ushqimor, pra është ofruar në rrjetin tregtar të Shqipërisë, nëpërmjet filetove të ngrira të pulës me origjinë nga Brazili është një diçka shumë serioze.

Dhe po të kemi parasysh diçka që struktura demografike e Shqipërisë përbëhet nga moshë e moshuar, sepse pjesa aktive për fat të keq e kanë braktisur vendin, dhe nga fëmijë që janë dy kategori të popullatës vulnerabël, të prekshëm sepse edhe shkalla e imunitetit të tyre tek fëmijët është në formim, ndërsa tek të moshuarit padyshim është në rënie, kjo e bën shumë shumë serioze infeksionin e mundshëm të këtyre kategorive të popullsisë me Salmonelë. Aq më tepër që Salmonela nëpërmjet filetove të pulës ka me shumë probabilitet ka përfunduar edhe në tavolinat e restoranteve, të cilët pavarësisht nga mbikëqyrja e AKU askush nuk ka garanci që respektohen kriteret e duhura të përpunimit termik që të garantojnë asgjësimin e këtij bakteri.

Pra kjo është një diçka shumë serioze dhe ajo që përmenda pak më përpara, është e pafalshme në radhë të parë për një ngarkesë që vjen nga një vend jo i BE dhe as i SHBA, por vjen nga vende të treta. Dhe që në këtë mes ngrihet flamuri i kuq, lejohet të depërtojë në treg pa pritur rezultatin e analizave. Pra ne tani faktikisht diskutojmë postfactum, sepse një pjesë e konsiderueshme e mishit të ndotur me Salmonelë ndodhet në tregun shqiptar dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Natyrisht nuk njoh detajet e hetimit. Këtu u diskutua pastaj për gjëra të tjera, por fakti është se për konsumatorët shqiptarë është problem që në markete ndodhet mish i ndotur me Salmonelë.

Dhe në nuk jemi tashmë në gjendje edhe ta gjurmojmë atë, sepse po kaloi ne treg një produkt i ndotur është pothuajse e pamundur ta ndjekësh pasi shpërndarja e tij mund të jetë nga të katër anët. Mund të jetë në Fast Fod-e, mund të jetë nëpër restorante mund të jetë në kuzhinat e  konsumatorëve dhe gjurmimi bëhet pothuajse i pamundur. Ne duhet tu drejtohemi tregjeve të certifikuara që kanë sistemet e gjurmimit të stabilizuar për të importuar”, tha Panariti.

Etiketa: Kryesore1MARKETEmishisalmonele

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Aksidenti masiv me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun

Aksidenti masiv me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com