GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtronin të huajt/ Goditet “call center” në Tiranë, një në pranga dhe disa të proceduar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtronin të huajt/ Goditet “call center” në Tiranë, një në pranga dhe disa të proceduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 37-vjeçar është arrestuar dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një tjetër 37-vjeçar është shpallur në kërkim, përfshirë në një skemë mashtrimi përmes një call centeri në Tiranë. Policia ka zbuluar një apartament të përshtatur si call center në rrugën “Panorama” në kryeqytet, ku të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të huaj për t’i tërhequr të investonin në bursa fiktive.

Organizatori i kësaj veprimtarie, Ledjan Xhialli, është vënë në pranga, ndërsa Ronaldo Milo, i cili kishte marrë apartamentin me qira, është shpallur në kërkim. Operatori i call centerit dhe 5 bashkëpunëtorët e tij po hetohen në gjendje të lirë. Gjatë operacionit “Location 2”, janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë, si dhe prova të tjera materiale. Po vijon puna për kapjen e të shpallurit në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:

– u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 37 vjeç;

– u shpall në kërkim shtetasi R. M., 37 vjeç;

– nisi procedimi penal për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: call centerTirane

Lajme të lidhura

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!
Aktualitet

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën
Aktualitet

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Para
Letra/ PD i kërkon Dumanit: Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore që nga janari 2025?

Letra/ PD i kërkon Dumanit: Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore që nga janari 2025?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Me mijëra të vdekur në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit...

Lexo më shumë
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com