GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi i 119 kg kokainë, policia nuk u lejua në ambientet e skanimit pa autorizimin e prokurorit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontenieri i “Banaking” me 119 kg kokainë, dalin para gjykatës të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë hetimeve për kapjen e 119 kg kokainë në kontenierin me banane të ardhur nga Ekuadori, oficerët e sektorit të Antidrogës në Policinë e Shtetit, nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e skanimit të kontenierëve në portin e Durrësit. Oficerët ishin dërguar në 30 dhjetor 2021 për të kryer veprime në ambientet e skanerit, paralelisht me veprimet që po kryenin kolegët e tyre në zonën e Vaqarrit në Tiranë, por nuk janë lejuar.

Drejtuesit e kompanisë së skanerit kanë kërkuar që policët të tregonin autorizim nga prokuroria për të kryer veprime, procedurë që është realizuar disa orë më vonë. Ngarkesa prej 119 kg kokainë mësohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal në Tiranë i cili vepron me bazë prodhimi në Ekuador dhe trafikimin në disa vende të Europës, përfshirë dhe Shqipërinë.

Prokuroria e Tiranës ka thirrur gjithë personelin e skanimit të kontenierëve që kanë qenë në detyrë në datën 28 dhjetor 2021, pasi nuk kanë dalluar asgjë të dyshimtë. Skaneri dhe punonjësit nuk kanë arritur të dallojnë asnjë nga 7 kutitë e mbushura me kokainë. Për rrjedhojë ngarkesa kaloi pa shqetësime në port dhe më pas kontenieri u transportua me kamion drejt Tiranës për tu kapur në Vaqarr vetëm pasi administratori njoftoi krerët e policisë për një tentativë grabitje të ngarkesës.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se brenda kontenierit mungojnë 106 kuti, të cilat besohet se janë hequr në Itali dhe Shqipëri. Hetimet tashmë janë fokusuar në operatorët e vëzhgimit në skanerin e Durrësit. Çështja në fjalë pritet ti kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi Prokuroria e Tiranës, në ditët në vijim pritet të shpallë moskompetencën.

Etiketa: ambienteautorizimHetimiKokaineProkuroriaskanim

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
BBV llaston sërish Donaldin, zbuloni surprizën e radhës

“Nuk dua të mërzis njeri”, Donaldi bën deklaratën e papritur për Borën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com