GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama përdor ëndrrën europiane për fushatë: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne!

11:56 - 03/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama përdor ëndrrën europiane për fushatë: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet i vetmi drejtim për Shqipërinë, duke e cilësuar BE-në si “shpëtimin nga historia”.

 Rama vazhdon të përdorë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian si një pikë të fortë për fushatën e tij elektorale, megjithëse ky është një premtim që është dhënë shpesh herë në prag të zgjedhjeve. Rama ka deklaruar vazhdimisht se ai ka “rregulluar” sistemin e drejtësisë dhe se tani është ai, së bashku me Partinë Socialiste, që po çon Shqipërinë drejt Europës.

Ndërkohë, shumë qytetarë shqiptarë vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe sociale. Shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira, duke u ballafaquar me mungesë ilaçesh, papunësi, mungesë meritokracie dhe varfëri, gjë që e bën të vështirë besimin në premtimet për një të ardhme më të mirë, për shkak të realitetit të dhimbshëm që jetojnë çdo ditë.

“Ne nuk kemi një alternativë tjetër. BE nuk është thjesht një bankomat, por familja ku mund të ndihemi të sigurt dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës, por si perspektivën e vetme të Shqipërisë,” u shpreh Rama, duke shtuar se dera e hapur për anëtarësim duhet shfrytëzuar pa humbur kohë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk është në lartësinë ku duhet të jetë dhe ku ky proces mund dhe do ta çojë. Sepse Kuvendi i Shqipërisë do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, rolin e politikbërës së brendshme dhe koordinimit dhe mbikëqyrjes që shkon përtej dhe vetë anëtarësimit. Kroacia është anëtare prej shumë vitesh dhe ka akoma në Kuvend një strukturë që ndjek çështje që lidhen me transparencën dhe sundimin e ligjit. Këtë strukturë e ka pasur që para se të bëhej anëtare dhe me sa kuptojmë është një strukturë e nevojshme dhe efikase. Ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk duam asnjë zgjedhje tjetër.

Ne kemi vetëm një zgjedhje, vetëm një plan, vetëm një rrugë, që është BE. Për ne është shumë e qartë, ne nuk jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati. Nuk jemi rritur aty dhe ashtu si janë rritur ata që janë rritur në Evropën e viteve ’70-’80. Ne jemi rritur në ferr dhe e dimë shumë mirë se BE është shumë më tepër se një bankomat. BE është vendi i shpëtimit tonë nga historia dhe e kemi të qartë se BE është këndi nga ku duhet të shohim historinë tonë. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës. Dera që është hapur duhet shfrytëzuar sa pa u mbyllur dhe unë jam këtu për ta konfirmuar këtë fuqimisht. Besojmë pa kushte në këtë proces, e dimë shumë mirë që BE nuk është një park ku shkohet për qejf, por një familje jo e lehtë për të qenë pjesë, por ama është e vetmja familje ku ne mund të jemi përfundimisht të sigurtë dhe ku mund të kemi një të ardhme të pakërcënuar përditë nga e shkuara”, tha Rama.

Etiketa: BEdeklarateEdi Rama

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës

Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, krahu i djathtë i Suel Çelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com