GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Turizmi ,”kali i zgërlaqur” i betejës zhvillimore të socialistëve!

14:59 - 03/04/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Beqiraj kundër shfaqjes së forcës në Kuvend: Disavantazh për opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Nuk ka shqiptar që nuk i ka dëgjuar këto dy numra: 1) në vitin 2024 kanë hyrë 11.7 milionë turistë edhe 2) në vitin 2030 “Shqipëria Turistike” e socialistëve synon të presë 30 milionë turistë!

Këto shifra nuk mund t’i kundeshtojmë sepse Kryeministri është kujdesur personalisht pothuajse cdo javë të na ngulisë në mendje me krenari arritjet edhe ambicjet socialiste në ketë sektor.

Madje buletini statistikor për turizmin i përgatitur nga Ministria e Turizmit është i mbushur me grafikë ku shkëlqimi edhe rritja është e dallueshme.

E pra “30 milionë turistë për 2030 ” janë kali i betejës zhvillimore të socialistëve i cili do të tërheqë drejt mirëqënies karrocën tonë ekonomike!

Nëse zgjerimi i sektorit të turizmit do të shoqerohej me zgjerimin e disa sektorëve të tjerë të ekonomisë sic është bujqësia apo industria ushqimore, nuk do të më mungonte vullneti për ta besuar. Por faktet tregojnë se ka ndodhur ndryshe.

P.sh. në vitin 2024 për shkak të rritjes së numrit të turisteve është rritur edhe konsumi i birrës. Në Shqipëri janë konsumuar gjatë 2024 gjithsej 95 mijë ton birrë por 59 mijë ton ose 62 % e këtij konsumi ka ardhur nga importi, ndërkohë që vetëm 38% e birrës se konsumuar ka qenë birrë vendase .Për më tepër konsumi I birrës së importit ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 birra e importit zinte vetëm 55% te konsumit ndërsa para pandemisë rreth 50%. Ndërkohë prodhimi i birrës vendase ka njohur një ulje me rreth 8%.

Ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohej, një njëjtën trend me ulje si birra ka përjetuar prodhimi i produketeve edhe nënprodukteve bujqësore (përveçse peshkut vezëve dhe mjaltit) të cilat në fakt duhet të kishin njohur rritje duke mbështetur qëndrueshmërinë e ekonomisë “turistike” .

Pra zgjerimi i turizmin në vend që të zgjeronte tregun e produktit vendas ka ulur atë duke zgjeruar tregjet e produkteve të importit .
Sipas INSTAT në 9 muaj e parë të 2024, (ku përfshihet sezoni turistik) Shqipëria arriti të shesë 38.5 miliardë lekë ushqime pije e duhan, ndërsa ka blerë nga tregjet e huaja 117 miliardë lekë produkte, pra gati 4 herë më shumë.

Nëse vendi vazhdon të rrisë importet edhe të përjetojë ulje të prodhimit vendas për pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore te cilat konsumohen në territor, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit do të shoqërohet me inflacion. Ky presion inflacionist ul mirëqënien e popullatës edhe rrjedhimisht konsumin e saj. Ndaj dhe ndërsa në 2023 turizmi filloi dukshëm të zgjerohej , rritja e konsumit ishte në nivelet më të ulëta që pas pandemisë.

Vetëm tapat kanë fatin të pluskojnë në sipërfaqe. Nëse mendohet pak më thellë, realiteti tregon se edhe sikur ta fitojmë “Champions League ” e turizmit të matur nga numri i turistëve, pa një ndërhyrje urgjente me vendimmarrje publike dhe private të informuara, turizmi do të jetë jo vetëm “kali I zgëlaqur’ i rritjes ekonomike, por fatkeqësisht aty do të vazhdojnë lehtësisht dhe me dritëshkurtësi të alokohen burimet financiare edhe njerëzore duke dobësuar fuqinë edhe aftësinë e sektorëve të tjerë të cilët jane një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm!

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: Irena Beqirajturizmi

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com