GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës

KPA e gjeti të pabazuar arsyetimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe e shkarkoi atë në mënyrë unanime për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

17:46 - 03/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe e shkarkoi nga detyra këtë subjekt rivlerësimi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 5 prill 2024, pasi u vlerësua se të gjitha rrethanat e konstatuara lidheshin me të ardhurat e bashkëshortit të subjektit në Itali dhe shitjen e një aktiviteti të tij vitin 2004.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi ankimin e kësaj vendimarrjeje duke çmuar se vendimi i shumicës tregon keqinterpretim të provave dhe arsyetim të pamjaftueshëm. Në ankimin e ushtruar nga sh-institucioni i Komisionerëve Publikë u ngritën shkaqe në kriterin e pasurisë dhe u kërkua shkarkimi i Mishgjonit. Subjekti i kundërshtoi shkaqet si të pabazuar dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj.

Gjatë shpalljes së vendimit, u deklarua se në vlerësimin e pasurisë, Kolegji ka mbajtur në konsideratë faktin se për periudhën 1995-2002, subjekti ka punuar si ndihmësgjyqtare dhe gjyqtare. Në 2002-in është shkarkuar me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pasi ka ndjekur gjithë procedurat e ankimit ka fituar të drejtën e rikthimit në detyrë në vitin 2009, si dhe përfitimin e pagës së gjyqtares.

Lidhur me blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 111.6 m në Vlorë, ka rezultuar se pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie kanë filluar në vitin 2005, kur subjekti ka filluar bashkëjetesën me bashkëshortin. Po ashtu, është konstatuar se Mishgjoni, në cilësinë e blerëses së kësaj pasurie ka kryer personalisht pagesat, së bashku me bashkëshortin.

Kolegji i vlerëson të bazuar pretendimet e subjektit lidhur me burimet financiare të deklaruara se kanë shërbyer për blerjen e këtij apartamenti. Për të ardhurat e bashkëshortit nga shitja e një aktiviteti në Itali, KPA vlerëson se është arritur të vërtetohet ky transaksion, por jo përfitimi i 80% të vlerës nga ana e bashkëshortit. Për rrjedhojë është konsideruar si burim i ligjshëm vetëm shuma 23 mijë e 867 euro, që dhe është deklaruar para organeve tatimore. Duke konsideruar të ardhurat nga puna në Itali, KPA ka arritur në përfundimin se bashkëshorti subjektit nuk ka pasur mundësi kursimi në shtetin fqinj.

Po ashtu, Kolegji konkludon se nuk u arrit të provohej punësimi i bashkëshortit të subjektit në Shqipëri dhe për rrjedhojë nuk janë përfshirë në analizë të ardhurat e pretenduara.

Kolegji vëren se të ardhurat nga shitja në vitin 1997 e pjesës takuese të bashkëshortit nga fabrika e përpunimit të ullirit, nuk janë përfshirë në analizë as prej KPK dhe për rrjedhojë nuk qëndron shkaku i ankimit për moskonsiderimin e tyre. Megjithatë, edhe KPA çmon se këto të ardhura nuk përmbushin kushtet për t’u konsideruar si burime financiare të ligjshme.

Për të ardhurat e Mishgjonit nga avoktia nuk janë provuar pagesat e detyrimeve tatimore e për rrjedhojë nuk janë konsideruar në analizë.

Në analizën përfundimtare të këtij apartamenti, Kolegji ka arritur në konkluzionin se subjekti gjendet në pamundësi financiare.

Lidhur me një hua dhënë motrës, shumë për të cilën Mishgjoni ka deklaruar se, kur i është kthye, ka shërbyer si burim për blerjen e një mjeti, ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për kursimin dhe dhënien e vlerës 17 mijë euro. Për rrjedhojë rezulton pamundësi dhe për blerjen e makinës.

Për likujditetin cash, të deklaruar para fillimit të detyrës dhe në veting, në kushtet kur të ardhurat e pretenduara nuk janë provuar, ka rezultuar që subjekti të mos ketë pasur mundësi për kursimin e kësaj shume.

Pamundësi financiare ka rezultuar edhe për shumën 3 milionë lekë, deklaruar se i është dhënë hua babait të subjektit. Për rrjedhojë konstatohet pamundësi dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë, pasuri për krijimin e të cilës është deklaruar si burim dhe vlera e kthyer nga babai.

Për një sipërfaqe toke të blerë nga bashkëshorti, KPA konstaton se në kontratat e shitblerjeve, përcaktohen dy çmime, ai de facto dhe i referencës. Sipas Kolegjit, duket se është ndërtuar një mekanizëm për caktimin e çmimeve fiktive, përtej logjikës ekonomike për këto pasuri, që duket se ka pasur si qëllim mbulimin e mungesës së burimeve të ligjshme.

Çmimi i blerjes së kësaj pasurie është llogaritur sipas vlerave të referencës, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare.

Në përfundim, KPA vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si gjendet e pabesueshme në këtë kriter dhe duhet shkarkuar.

Kolegji vërejti se shkaqet e tjera të patrajtuara në vendim nuk u gjetën të bazuara.

/reporter.al/

Etiketa: KPAMirela Mishgjoni

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Këlliçi: Qeveria shqiptare po tenton të shantazhojë diasporën

Këlliçi: Nesti Angoni mund të jetë Arbjan Mazniku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com