GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti Čeferin: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi, rikujtesë e shkëlqyer se nuk ka kufij në futboll

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Čeferin: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi, rikujtesë e shkëlqyer se nuk ka kufij në futboll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Beograd, Serbi, u mbajt Kongresi i 49-të i UEFA-s, ku u morën vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit europian. Të pranishëm në kongres ishin figura të rëndësishme të futbollit botëror, përfshirë Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe shumë personalitete të tjera të njohura.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv. Presidenti i FSHF-së, Lufti Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçi. Ndërkohë, të pranishëm ishin dhe një delegacion nga Kosova që përbëhej nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner.

Kongresi u udhëhoq nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili gjatë fjalës së tij dha mesazhe të rëndësishme për të gjithë botën, duke nënvizuar sportin e futbollit si një mjet për bashkim dhe frymëzim.

Ai mori si shembull Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, duke theksuar se atje ku politika ndan, futbolli ndërton ura.

Gjithashtu, Presidenti Čeferin përmendi organizimin e përbashkët të Kampionatit Europian U-21 2027 nga Shqipëria dhe Serbia si një rikujtesë të shkëlqyer se nuk ka kufij në futbollin europian. Ai i ftoi të gjithë të lënë pas historitë e së shkuarës për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.

“Futbolli europian duhet të vazhdojë të qëndrojë si një model uniteti në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më e ndarë. Ne bashkojmë dhe inspirojmë. Është misioni ynë, për të cilin jemi plotësisht të angazhuar.

Kampionati Europian 2024: Që nga atmosfera elektrizuese në stadiume deri te miliona tifozë që frymëzoi në mbarë botën, EURO 2024 na kujtoi se atje ku politika ndan, futbolli ndërton ura. Ne nuk ishim të ndarë, por punuam së bashku për të shfaqur lëvizjen më të madhe shoqërore në Europë.

Futbolli është më shumë se një sport: është një pasqyrë dhe një model i shoqërisë. Ai flet një gjuhë universale që kalon përtej kufijve, bashkon komunitetet dhe frymëzon ëndrra dhe për këtë arsye, ne e shohim turneun e finaleve të EURO U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, si një rikujtesë të shkëlqyer se nuk ka kufij në futbollin europian.

Futbolli është më shumë se historia e së shkuarës, është e ardhmja që ne po ndërtojmë dhe po e ndërtojmë së bashku”, – tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Lajme të lidhura

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
Sport

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon
Sport

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol
Sport

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26
Para
“Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

“Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com