GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Itali/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare të narkotrafikut, 12 të arrestuar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare të narkotrafikut, 12 të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guardia di Financa italiane ka çmontuar një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogave të rënda në zonat e Arezo, perugia dhe Siena.

Prokuroria dhe karabinierët u vunë në ndihmë të operacionit që çoi nën pranga të paktën 12 persona të dyshuar, një pjesë e mirë e të cilëve shqiptarë.

Tetë persona iu nënshtruan masave të sigurisë në burg, dy me arrest shtëpie dhe dy me detyrim paraqitjeje çdo ditë në policinë gjyqësore. Operacioni është koduar “Pastrimi” dhe është rezultat i një aktiviteti hetimor kompleks të nisur në tetor 2023 dhe i mbështetur nga aktivitetet teknike të kryera me metoda proaktive, kryesisht përgjime dhe filmime.

Organizata ishte e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës. Sipas GdF ajo  vepronte në një territor të madh, duke përfshirë Arezzo, Valdarno, Città di Castello të Perugia dhe Montepulciano në Siena.

Operacioni përfaqëson vazhdimin e veprimtarisë hetimore, e cila kishte çuar tashmë, më 19 mars të kaluar, në ekzekutimin e dy masave të sigurimit në burg, njëzet kontrolle lokale dhe njoftimin e 13 dekreteve të marrjes në pyetje të gjyqtarit për Hetimet Paraprake.

Po në këtë rast u arrestuan në flagrancë 2 persona, një italian dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën në pronësi, përkatësisht në provincën e Sienës dhe Arezzo, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, material ambalazhimi dhe para në dorë për një total prej afro 15 mijë eurosh.

Hetuesit kanë konstatuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme mund të arrijnë në rreth një milion euro. Në total, gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë në aksionin e fundit 10 persona (në total 12) dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge, raportuan mediat italiane.

Konkretisht u sekuestruan 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marihuanë. Provat e mbledhura çuan në formulimin e 30 akuzave.

Etiketa: Italipergjime

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com