GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Goditja e Alimadhit ishte dora e hakmarrjes ndaj shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Qeveria shqiptare po tenton të shantazhojë diasporën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhur me reagimin e policisë mbi incidentin me Adriatik Alimadhin,, demokrati thotë se varianti policor ishte i vonuar dhe i manipuluar. Ai shprehet se në emër të Partisë Demokratike dënon me forcë këtë akt të paligjshëm. Këlliçi shprehet se më 11 maj qytetarët kanë dy zgjedhje: “Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë.”

“Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, z. Adriatik Alimadhi. Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.

Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.

Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen. Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë. Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.

Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë. Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë. Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!”, u shpreh Këlliçi.

Etiketa: Adritaik AlimadhiBelind KelliciPolicPolicia

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Macron: Gati të përfaqësoj Evropën në bisedimet me Putinin

Macron: Gati të përfaqësoj Evropën në bisedimet me Putinin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com