GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit.

Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.

Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë.

Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.

Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal.

Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.

Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.

Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.

Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.

Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit.

Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.

Mungesa e prodhimit të vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.

Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./ Monitor

Lajme të lidhura

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare
Aktualitet

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?
Aktualitet

PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

11:18 - 20/06/26
Para
Edi Rama flet me superlativa: BE është shumë e interesuar të na marrë neve brenda!

Zgjedhjet/ Rama: Marrim më shumë se 800 mijë vota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar publikisht akuzat e bëra gjatë protestës së një dite më parë, ku...

Lexo më shumë
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

11:32 - 20/06/26
PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

11:18 - 20/06/26
Zgjedhjet në Himarë, Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë

PD ngre alarmin mbi abuzimet në Himarë: Kryebashkiaku Tavo i dorëzoi 7308 prona një kompanie private

11:03 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovegrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet