GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fermerët e midhjeve të Butrintit paralajmërojnë grevë urie te Ministria e Bujqësisë

19:20 - 08/04/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët e midhjeve të Butrintit paralajmërojnë grevë urie te Ministria e Bujqësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej tre vitesh, fermerëve që merren me kultivimin e midhjes në liqenin e Butrintit, në Sarandë, nuk u janë rinovuar kontratat e shfrytëzimit të impianteve të kultivimit.

Pas përfundimit të kontratave 10-vjeçare, kultivuesit thonë se kanë kërkuar prej kohësh rinovimin, por janë sorollatur mes institucioneve pa marrë zgjidhje.

Një grup fermerësh ishin sot në zyrat e ministrisë së Bujqësisë, por atyre iu tha se kompetenca për kontratat i kishte kaluar një ministrie tjetër.

“Na thanë do t’ia përcjellim ministrisë së Ekonomisë, sepse nuk kemi të drejtë që t’ju japim kontrata sepse i kanë kaluar asaj,” tha kultivuesja Valentina Bufi nga mjediset e brendshme të Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe Soraldo Nebo, një tjetër fermer i përfshirë në protestë, shprehet se pavarësisht gatishmërisë për të ndjekur çdo procedurë ligjore, autoritetet nuk kanë dhënë përgjigje konkrete.

“Nëse është ministria e Ekonomisë ajo që ka kompetencën, jemi të gatshëm të ndjekim të gjithë procedurën për finalizimin e kontratave të reja, por kemi tre vite pa kontratë. Kërkojmë ligjërim të situatës aktuale, të shtyhen afatet ose të rinovohen kontratat, sepse kjo është ajo që po u kërkojmë,” tha Nebo.

Mungesa e kontratave i vë fermerët në pozitë të paligjshme, duke e pamundësuar certifikimin e produkteve dhe tregtimin e midhjes në treg.

“Duam të dimë çfarë do t’i japim konsumatorit, ne vazhdojmë të prodhojmë, por (teknikisht) jemi të paligjshëm. Duam të ligjërohemi, ta certifikojmë produktin dhe ta nxjerrim në treg,” thekson sërish Nebo.

Rastet e produkteve të kontaminuara të mishit, frutave dhe zarzavateve të pikasura në treg kanë shqetësuar ndjeshëm fermerët e midhjes. Nebo thotë se ata nuk kanë pse vuajnë raste të ngjashme si rrjedhojë e mungesës së mundësisë për të certifikuar produktet e tyre.

Kultivuesit shprehen se nuk do të dalin nga zyra e ministrisë pa një përgjigje, ndërsa do të përfshihen edhe në grevë urie.

“Kemi vendosur të bëjmë edhe grevë urie sot, jemi vendosur te zyrat e Ministrisë, këtu jemi edhe me kolegë të tjerë që po presin, kështu që nuk largohemi pa marrë kontratat sepse nuk do të marrim përgjegjësi mbi shpatullat tona, kusurin e konsumatorit fundor”, deklaroi Soraldo Nebo.

Përveç çështjes së kontratave, fermerët kanë ngritur edhe shqetësimin për cilësinë e ujërave në liqenin e Butrintit, të cilat sipas tyre nuk janë më në parametrat e duhura për kultivimin e midhjes.

“Kjo gjendje vjen për shkak të mungesës së pastrimit të kanaleve dhe bllokimit të qarkullimit të plotë të ujërave të Bistricës në liqen. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka për detyrë monitorimin, kontrollin dhe marrjen e masave për rikthimin e ujërave në gjendje optimale,” thotë Nebo.

Liqeni i Butrintit ka rreth 80 impiante kultivimi të midhjes, nga të cilat rreth 50 janë funksionale. Ky sektor përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për zonën dhe luan rol kyç në furnizimin e tregut vendas me midhje.

Etiketa: FermerëGrevemidhje

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
Berisha takon shefin e ODHIR: Monitoroni zgjedhjet e 11 Majit, Rama nuk e respekton votën e lirë

Berisha takon shefin e ODHIR: Monitoroni zgjedhjet e 11 Majit, Rama nuk e respekton votën e lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com