GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barcelona “shkërmoq” Dortmundin dhe i afrohet gjysmëfinales, PSG ia del me përmbysje përballë Aston Villas

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Barcelona “shkërmoq” Dortmundin dhe i afrohet gjysmëfinales, PSG ia del me përmbysje përballë Aston Villas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League. Në këto dy sfida u shënuan plot 8 gola.

Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Dortmundin në ndeshjen e parë në çerekfinalet e Champions League. Një dominim total i katalanasve nga fillimi në fund të ndeshjes.

Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Pau Cubarsi-t, në minutën e 25-të, edhe pse goli iu quajt Raphinha-s, pasi ishte braziliani që e preku para se të shkontë në rrjetë.

Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, dhe pas një pasimi me kokë nga Ingo Martinez brenda zonës, Cubarsi godet bukur dhe topi shkon në rrjetë, por Raphinha në kufijtë e pozicionit jashtë loje i dha prekjen e nevojshme që goli të quhej i tij. Festa e katalanasve ndalet për një moment nga VAR, më pas goli konfirmohet i rregullt.

Barcelona e nisi direkt me gol pjesën e dytë. Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 66-të, një kundërsulm i shpejtë i katalanasve, Fermin Lopez depërton bukur në krah dhe asiston për Lewandowskin, polaku shënon golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal për këtë takim. Ky ishte goli i 105-të në Champions League për sulmuesin polak.

Në minutën e 76-të ishte radha e Lamine Yamal për të shënuar pas asistit të Raphinha-s. Rezultati përfundimtar, Barcelona-Dortmund 4-0.

Me këtë rezultat katalanasit thuajse kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale dhe ndeshja e kthimit duket se do jetë thjesht formalitet.

Në sfidën tjetër PSG ka shënuar fitore ndaj Aston Villas me rezultat 3-1 në kuadër ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG e nisi shumë mirë ndeshjen, duke krijuar dy raste të mira me Osumane Dembelen, por që francezi nuk shënoi.

Në anën tjetër, Aston Villa në rastin e parë serioz gjeti rrjetën, me Jouri Tielemans që gjeti Morgan Rogers, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 35-të.

Por nuk vonoi shumë dhe Desire Doue në tentativën e dytë e dërgoi topin në rrjetë për 1-1, me një goditje të bukur jashtë zonës.

Me të filluar pjesa e dytë, PSG mori epërsinë me Khvicha Kvaratskhelian që shënoi me një goditje të bukur për 2-1.

PSG nuk u ndal dhe ishte shumë afër golit të tjerë me Kvaratskhelian dhe Achraf Hakimin, por që topi nuk e gjeti rrjetën.

Aston Villa kërkoi penallti me Boubacar Kamara, i cili u rrëzua në zonë, por që gjyqtari nuk mendoi të drejtojë gishtin në pikën e bardhë.

Hakimi gjeti rrjetën në minutën e 71-të, por që ishte në pozitë jashtë lojës.

Ishte Nuno Mendes i cili me disa lëvizje të bukura, rrëzoi pastaj dhe portierin Emiliano për të shënuar për 3-1.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, me të dy skuadrat që kanë gjasa për të kaluar me tutje.

 

Etiketa: BarcelonaPSG

Lajme të lidhura

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë
Sport

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri
Sport

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Para
Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

Këlliçi: Erion Veliaj ka shembur një vilë për të ndërtuar lulishte për vilën e tij në Qerret

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, të kryera...

Lexo më shumë
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com