GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plani për fabrikën e armëve në Shkozë/ Alimehmeti: Municione në mes të qytetit, s’kanë menduar për banorët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka reaguar sërish ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për rikthimin në pronësi të shtetit të godinave të ish-Uzinës “Autotraktori” në Shkozë, me qëllim ndërtimin e një fabrike armësh në këtë zonë urbane, duke anashkaluar autoritetin e bashkisë së Tiranës. Alimehmeti, i ftuar në News24, e cilësoi vendimin si të paprecedentë dhe akuzoi qeverinë për shkelje të hapur të ligjit dhe injorim të interesit publik. Ai shtoi se vendimi bie ndesh me standardet e sigurisë dhe planifikimit urban. Alimehmeti gjithashtu paralajmëroi masa ligjore ndaj këtij vendimi.

“Sipas VKM-së së vitit 2017, këto toka i kaluan Bashkisë së Tiranës për zhvillim me destinacion arsimor, kulturor e sportiv. Në tetë vite nuk është bërë asgjë, dhe sot qeveria, në vend që të kërkojë llogari për këtë dështim, vendos të kthejë pronën dhe të ndërtojë aty një fabrikë armësh, në mes të qytetit. Edhe në Poliçan, dikur, fabrikat e armëve nuk ishin afër zonave të banuara. Ndërkohë, Tirana ka mjaft hapësira të përshtatshme jashtë qendrës urbane për çdo projekt të tillë, nëse do të ishte me të vërtetë i nevojshëm.

Repartet ushtarake në Dajt po privatizohen për restorante, ndërsa pronat që mund të shërbenin për shkolla po kthehen në fabrika armësh. Do të ndjekim çdo rrugë ligjore për të ndalur këtë vendim arbitrar. Çështja do të shtrohet edhe në Këshillin Bashkiak, pasi çdo tjetërsim prone bashkiake kërkon shumicën e cilësuar 3/5 e votave. Kjo është mënyra se si vepron Partia Socialiste, me forcë dhe pa transparencë,” u shpreh Alimehmeti.
Etiketa: alimehmetiArmefabrikeKryesore1

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com