GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Po i vjen radha!? Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Po i vjen radha!? Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen mbi dyshimet për abuzime me tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës.

Kjo është paraqitja e dytë e Gjyli në SPAK, pasi edhe në janar 2025 ai u thirr nga prokurorët për të dhënë shpjegime mbi hetimet që lidhen me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ai drejton.

Gentian Gjyli zëvendësoi në këtë post Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas hetimeve të deritanishme, Berberi rezulton i përfshirë në gjashë tendera të dyshimtë, tre prej të cilëve në kohën kur drejtonte Drejtimin e Eficencës së Energjisë, dhe tre të tjerë gjatë periudhës si kreu i ARRSH-së. Vlera totale e tenderave të dyshuar për abuzim kap shifrën e rreth 2.2 milionë euro.

Në lidhje me këtë çështje, në pranga janë vënë gjithashtu edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, të cilët dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme tenderat e shpallur nga ARRSH.

Ndërkohë, edhe emri i drejtorit aktual, Gentian Gjyli, është përmendur në disa raportime mediatike për procedura tenderuese të dyshimta, të lidhura me aktivitetin e Autoritetit Rrugor Shqiptar gjatë drejtimit të tij. Megjithëse aktualisht nuk ka një akuzë zyrtare ndaj Gjyli, paraqitja e tij e përsëritur në SPAK nxit spekulime mbi zgjerimin e hetimeve në drejtim të menaxhimit aktual të institucionit.

SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të dyshuar korrupsioni në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe me buxhet të lartë të vendit – infrastrukturën rrugore.

Etiketa: gjyliGnetian Gjylikreu i ARRSH? hetimeKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
U denoncua i zhdukur, këngëtari shqiptar zbulon se iku nga shtëpia pasi nuk duronte dot bashkëshorten

U denoncua i zhdukur, këngëtari shqiptar zbulon se iku nga shtëpia pasi nuk duronte dot bashkëshorten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm
Aktualitet

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

12:02 - 03/08/26

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm. Ky vendim u...

Lexo më shumë
“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

11:43 - 03/08/26
Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues

11:38 - 03/08/26
“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

11:26 - 03/08/26
Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Belinda Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

11:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com