GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I riu i FRPD: Më 12 maj Shqipëria do të gdhihet blu! Patronazhistë bëni kujdes

20:21 - 11/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu i FRPD: Më 12 maj Shqipëria do të gdhihet blu! Patronazhistë bëni kujdes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjalimi i anëtarit të Kryesisë së FRPDSH, Orest Berberi çeli fushatën e Partisë Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore në sheshin “Nënë Tereza”.

Në fjalimin e mbajtur në podiumin para liderit të PD-së Sali Berisha dhe strategut të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita, Berberi tha se më 12 maj, Shqipëria do gdhihet blu, si qielli i lirë dhe si deti pa zinxhirë dhe kishte një mesazh dhe për patronazhistës: Ju nuk e dini se me kë po merreni, prandaj bëni kujdes.

Fjala

Mirëmbrëma, o shqiptarë të fjalës së lirë!

Mirëmbrëma ju, qëndrestarë dhe qëndrestare të palëkundur, që nuk jeni përkulur kurrë përpara padrejtësisë!

Sonte jemi këtu, të gjithë bashkë, për të nisur rrugën drejt fitores madhështore!

Sonte jemi këtu edhe për të falënderuar njëri-tjetrin — për besimin që kemi pasur dhe kemi tek njëri-tjetri!

Jemi këtu sepse askush nuk mund ta shuajë dritën e lirisë që u ndez 34 vite më parë!

Ai që dikur u përpoq të na shkatërronte nga themelet, që donte të na fshinte si parti, si histori, si zë…

Dështoi!

Ai dështoi sepse Partia Demokratike nuk është thjesht një logo, një seli, një emër — ajo është zemra e shqiptarëve të lirë!

Ajo është forca e njerëzve që nuk u shitën, nuk u përkulën, nuk u dorëzuan! Është forca e rinisë që nuk trembet kurrë. Është frymëzimi i rinisë që nuk shuhet.

Është vendi ku të rinj e të reja luftojnë për bindje dhe ideal!

Ne u sulmuam… Ne u goditëm…

Por ne u ringritëm!

U bashkuam, më të fortë, më të vendosur dhe më të pastër se kurrë më parë!

Dhe ja ku jemi sot: Të parët!

Të parët në shpirt! Të parët për njerëzit! Të parët në listë, me numrin 1!

Ne jemi njishat.

Dhe si të tillë, nuk pyesim kë kemi përballë — do të rrëzojmë çdo hijenë!

Me besim në Zot dhe me dashuri për Atdheun!

Më 11 maj ne fitojmë! Jo për veten tonë…

Por për të gjithë ata që duan të jetojnë në këtë vend me dinjitet!

Dhe më 12 maj…Shqipëria gdhihet blu!

Si qielli që Zoti e krijoi për të qenë i lirë!

Si deti që s’njohu kurrë zinxhirë!

Prandaj, si të djathtë që jemi, le ta nisim këtë rrugë me këmbën e djathtë — që të na shkojë mbarë!

Jo me të majtën — që të mos na shkojë mysybet!

Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Rinia e Shqipërisë!

Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë! Fitorja na përket neve!

Fitorja i përket Shqipërisë Madhështore!

Etiketa: patronazhisteShqiperi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
“Nëse votojmë Edi Ramën nuk është faj por krim”, socialisti i zhgënjyer: E votova atë, por jam penduar

“Nëse votojmë Edi Ramën nuk është faj por krim”, socialisti i zhgënjyer: E votova atë, por jam penduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com