GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ta shporrim më 11 Maj”, Berisha: Rama sonte e ka të vështirë natën! Në krah ka Veliajn, Beqajn dhe McGonigalin

21:03 - 11/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ta shporrim më 11 Maj”, Berisha: Rama sonte e ka të vështirë natën! Në krah ka Veliajn, Beqajn dhe McGonigalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në nisje të fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh para mijëra mbështetësve se, sonte shqiptarët janë mbledhur dhe kanë bërë një betim solemn para Shqipërisë, për ta nxjerrë atë nga kthetrat e këtij regjimi të Edi Ramës.

Ai hodhi akuza drejt Edi Ramës, teksa 12 vitet e pushtetit të tij, i konsideroi si vitet e varfërisë dhe shkatërrimit të Shqipërisë. Sipas Berisha, për Edi Ramën, nata e sotme do të jetë e vështirë, teksa shtoi se në krah ka Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por edhe McGonigalin.

Lideri demokrat shtoi më tej se Edi Rama bëri gjithçka që ti fshinte nga historia dhe t’i linte pa flamur dhe pa simbol, por nuk ia doli dhe sot demokratët janë të bashkuar.

Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës

‘Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë.

Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi.

Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura’, tha ndër të tjera, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë.
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin.
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj.
Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të.
E dashurisë për familjen.
E atdhetarisë tuaj.
E idealeve të lirisë.
Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë.
Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin.
E shumë e presin.
Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën.
Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore.
Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.
Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë.
Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.
Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë.
Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare.
Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur.
Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju.
Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë.
Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores.
Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë.
Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi.
Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
“I qan hallin kalorësit se i varen këmbët”, Berisha: Edvin, vitet e Saliut janë të gjitha vite bio!

“I qan hallin kalorësit se i varen këmbët”, Berisha: Edvin, vitet e Saliut janë të gjitha vite bio!

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com