GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Uji i ndotur në zonën e ‘Komunës së Parisit’, Krimi Ekonomik nis hetimet: Është çarë tubacioni i nëndheshëm si pasojë e amortizimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 18 maji ujin do e paguajmë më shtrenjtë! Rritet deri në 20%, tarifat e reja që hyjnë në fuqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një situate alarmane për banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë me ujin e ndotur, Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Në pyetje është marrë Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.

“Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira”, njoftoi policia.

Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ngjarja të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë ndaj Skerdi Drenovës kreu UKT dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani.

Denoncimi në Prokurorinë e Posaçme u b⌂ nga gazetari Arsen Rusta, i cili ka kallëzuar kreun e UjësjellësKanalizime Tiranë si dhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës. Veprat penale për të cilën janë kallëzuar janë: shpërdorim detyre, ndotje e ujit, krim kundër njerzimit dhe vepra të kryera në bashkëpunim.

“Kreu i UKT- Kreu i Komanduar i Bashkise Tirane. U Kallezuan Penalisht ne SPAK PER SHPERDORIM DETYRE NDOTJE TE UJIT E TOKES SI DHE KRIM KUNDER NJERZIMIT kryer ne Bashkepunim. Kjo qe i keni bere sot Tiranes dhe Banoreve te njesis 5 e KRIMINALE. Ne sdo ju Kap ligji, zoti sdo jua fal VRASESA,”-shkruan gazetari krahas fotos së kallëzimit.

Çfarë ndodhi

Një situatë shqetësuese u denoncua në 10 prill nga banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë. Qytetarët raportuan se për disa orë nuk kanë pasur ujë të pijshëm, ndërsa theksonin se pasi furnizimi erdhi, uji ishte i ndotur dhe me një erë të rëndë. Për mediat, një nga punonjëset e UKT-së, u shpreh se ka pasur një çarje të tubit përçues, i cili është mbushur me dhe. Duke iu referuar dhe analizave që pretendojnë se kanë bërë, UKT thekson se nuk ka fekale në ujë, por vetëm dhe.

Në një njoftim në rrjete sociale, Ujësjellësi Lanabregas – Depo Partitar, raportoi se të gjithë turbullirat janë pastruar. UKT bën me dije se qarkullimi i ujit për të gjitha zonat e prekura do të vijojë normalisht. UKT lajmëroi më herët se për shkak të punimeve në linjën DN-700 mm (Lanabregas – Depo Partitar), u shkaktuan probleme me furnizimin me ujë tek Tirana e Re dhe Komuna e Parisit. Por situata mund të ishte parandaluar nëse banorët do të ishin njoftuar më herët në lidhje me punimet.

 

Etiketa: Kryesore1ujeuje i pijshemUKT

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
FOTO+VIDEO/ Përplasje e frikshme, portieri i Milanit dërgohet me urgjencë në spital

FOTO+VIDEO/ Përplasje e frikshme, portieri i Milanit dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com