GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: LaCivita nuk erdhi për para, kishte dhjetra oferta të tjera më të mëdha

19:42 - 13/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: LaCivita nuk erdhi për para, kishte dhjetra oferta të tjera më të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Me ardhjen e Chris LaCivita-s në Shqipëri, Edi Rama e sheh veten të humbur” Kështu deklaroi Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në mitingun me shqiptarët e Brescias në Itali.

Sipas Berishës, nuk erdhi si drejtuesi i fushatës së PD-së as për para dhe as për influenca, pasi sipas tij, opozita të tjera më të mëdha e më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra oferta. Sipas liderit demokrat, Chris LaCivita erdhi sepse e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet.

Sali Berisha: Të mërkurën në Parlamentin Europian, në komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamentit, të politikës së Jashtme dhe Sigurisë, në një akt madhor, të jashtëzakonshëm u zhvillua ndigjesa për Shqipërinë, kushtuar totalisht zgjedhjeve të 11 majit. Parlamentarët europianë njëri pas tjetrit denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të shkuara nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Denoncuan dhunën ndaj opozitës. Denoncuan përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Shkrirjen e pushtetit të tij me krimin. Ju informova për këto, për të ju thënë se jo vetëm SHBA-të ndryshuan pas fitores së presidentit Donald Trump, që i preu kokën gjarprit Soros, por sot Europa i ka sytë të tëra tek 11 maji, tek vota juaj, tek fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë.

Lajmi tjetër ishte çelja e fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve. Në fakt ajo çelje fantastike, ajo çelje madhështore e paparë në 32 vite i ka rrënjët në zemrat dhe mendjet tuaja. Ishit ju që shpërthyet në entuziazmin më të papërmbajtur në takimet që pata në këtë vend me ju. Ishit ju që u bëtë frymëzuesit, që u dhatë zemër, shpirt dhe optimizëm mbarë shqiptarëve të cilët tejmbushën sheshin ‘Nënë Tereza’ atë natë me një entuziazëm të paparë kurrë. Kush mendonte 3 muaj më parë se kjo do të ishte sot Partia Demokratike, partia e idealeve tuaja. Por, kush imagjinonte, cili imagjinonte në Shqipëri apo jashtë saj se, në këtë fushatë shqiptarët do ti përshëndeste njeriu i cili kishte qenë bashkëarkitekti i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Chris LaCivita. Me ardhjen e tij në Shkurt, të nesërmen Edi Rama i ra tavolinës me grushte, vetëm sa nuk i ra me kokë. Tani e sheh veten të humbur dhe përpiqet ti japë zemër me gënjeshtrat që beson. Miku ynë Chris LaCivita nuk erdhi as për para, as për influenca sepse opozita të tjera më të mëdha se e jona, më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta. Por arkitekti i rikthimit, ai e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet. Ndaj dhe ne kemi mirënjohje të pakufishme.

Etiketa: amerikaniberishafushata

Lajme të lidhura

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori
Aktualitet

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve
Aktualitet

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
Para
Mitingu i Brescias/ LaCivita: Shqipëria po humb më të mirët dhe më të mençurit

Mitingu i Brescias/ LaCivita: Shqipëria po humb më të mirët dhe më të mençurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com