GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sill Sara Milen në Kuvend ose shkon në burg”/ Berisha: Rama kërcënon Suel Çelën, Uluziu me Bajrat…

14:31 - 14/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sill Sara Milen në Kuvend ose shkon në burg”/ Berisha: Rama kërcënon Suel Çelën, Uluziu me Bajrat…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka denoncuar me emra se si Edi Rama po i përdor bandat kriminale për të mbledhur vota për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas Berishës, Edi Rama i ka kërkuar Suel Çelës që të mbledhë vota për kandidaten e Elbasanit, Sara Mile dhe ta bëjë atë deputet, ose në të kundërt, do ta çojë në burg, duke qenë se ai është në kërkim nga SPAK.

Po ashtu, Berisha denoncoi se Bajrat, me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, janë transferuar në burgun e Reçit, për të mos u regjistruar dhe prej andej me 2-3 telefona po kërcënojnë biznesmenët.

Ndër të tjera lideri demokrat tha se klani i Troplinëve në Durrës është marrë në dorë nga nipi i Xhevdet Troplinit, i cili nihet si “Poja” dhe bashkë me Ergys Agasin dhe Vangjush Dakon po takojnë malavitën. Sipas Berishës, nipi i “Pojës” kontrollon portin e Durrësit.

Pjesë nga fjala:

E dini pse e bënë hiring në Këshillin e Europës ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve. Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës.

Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini është nipi i tij, nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ky qenka omnipotent me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe i krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë këtë e atë kandidat. Mirë i them nipit të Troplinëve, Daci e ka mbiemrin apo si e ka, vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim. Po dhe ti mbledhin vetë bashkë me krimet e tjera, se nuk ju dalin dy jetë po ti kenë, për burg. Po Bajrët, i transferoi Uluziu në Reç. Shkoni e keni në Reç, se kërkoi Safeti i tha nuk i kam duart e lira te 313, se më regjistrohen, do më çoni në Reç që të punoj. Dhe nga Reçi ai me 2-3 telefonat që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e me radhë.

E u them këtyre kriminelëve që marrin pjesë, që zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, vetëm Hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë vend nuk keni. Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo. O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesazhin shumë të sakte. Ndaj dhe Europa reagoi, reagoi fuqishëm. Nuk ka reaguar kurrë, nuk e la hiringun për pas zgjedhjeve, jo. Normalisht pas zgjedhjeve bëhej hiring dhe ja numëroi, jo i tha përpara njëherë, mos luaj me ne më, mos luaj me zgjedhjet. Kurse aty në Këshillin e Europës, unë ju.

Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin.

Etiketa: berishaKryesore1SaraSuel Çela

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Pamjet virale, Gjesti pështyn Eglin në fytyrë (Video)

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com