GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Projekti i ‘100 Fshatrave’/ Teliti: Miliona euro u hodhën kot, qeveria di të kërcejë dhe jo të investojë…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti: Me 30 mln eurot e grabitura nga Veliaj do ndërtoheshin 1200 banesa sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka ngritur akuza ndaj qeverisë në lidhje me dështimin e projektit “100 Fshatrat”, një iniciativë e nisur me bujë, por që sipas tij ka prodhuar shumë më pak sesa është shpenzuar.

Teliti thekson se mungesa e transparencës, raportimeve zyrtare dhe përfitimeve reale nga ky projekt dëshmon se bilanci është negativ dhe se fondet publike janë përdorur më shumë për spektakël se për zhvillim.

Ai ironizon performancën e qeveritarëve, duke theksuar se ndërsa “vallëzimi i tyre është i pakrahasueshëm”, puna reale për komunitetet rurale mbetet e munguara më e madhe.

“Ju siguroj që kanë gjeneruar shumë më pak, qindra herë më pak sesa kanë shpenzuar. Kur nisi projekti i ‘100 Fshatrave’, ishte zotimi i vetë qeverisë që do të bënte raportet e monitorimit që çdo ditë do t’u thoshte shqiptarëve se çfarë të mire u kishte sjellë Shqipërisë, si nga ana cilësore por edhe nga ana monetare.

A ekzistojnë këto raporte? Jo. Pse nuk ekzistojnë? Sepse bilanci është negativ. Tani mund të jetë rregulluar Vunoi dhe ndonjë fshat tjetër. Por atë të 100 fshatrave, nuk është se po i shohim realisht. Një gjë kemi parë këto ditë, aftësinë e paparë për të kërcyer të qeveritarëve. Të tjera gjëra jo. Po qe për të kërcyer fillon tek qarku i Vlorës, e kap tek Berati dhe shkon tek Korça, ja hidhte vallen Dibrës, vazhdonte me vallen e Kukësit, shkonte tek Lezha e për ta përfunduar në Durrës e Tiranë. Për të kërcyer e pamë të gjithë që ishin të aftë të tërë.

Për të bërë punë, fatkeqsisht jo. Për të shpenzuar para janë shumë të aftë, për të abuzuar me paratë janë akoma edhe në të atë, për të zhdukur trashëgiminë kulturore dhe historinë tonë, janë akoma edhe më të aftë. Për ta kthyer ekonominë shqiptare, për ta kthyer realitetin shqiptar më të mirë, më të mirëqenë e më të begatë, dhe që i përshtatet interesave dhe nevojave që ka komuniteti vendor e lokal, në rastin e fshatrave, kanë treguar një paaftësi totale.

Kështu që, të bësh analizën e 100 fshatrave, është vetëm ajo shifra që thatë edhe ju, 1.2 milionë euro. Të siguroj që do të ishin bërë jo vetëm 100 fshatra, por edhe më tepër, por fatkeqësisht, ato që mund të jenë bërë numërohen me gishtat e dorës. Vendin e parë e mban sigurish Vunoi dhe dihen arsyet pse. Por fshatrat e tjerë, nuk dihet”, u shpreh ai.

Etiketa: fshatraKryesore1qeveriTeliti

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com